Të tjerë

 

Praktikum se si ta bėjmė vendin si veten apo e kundėrta (1)

Prishtinë, ((Skënder Berisha)) 15 Korrik 2012 09:40

Solidariteti, nė mesin e popullit “mė solidar”nė rajon, rasti i Kosovės

Në kohë krizash, është e dukshme, se solidariteti brenda nacional, regjional, profesional e njerëzor rritet. Kjo rritje, derisa e konstatojmë si të tillë, ka një nivel matshmërie, sepse, me kalimin e situatave të rrezikut të përgjithshëm, kthehet në “gjendjen normale”.

Popujt e ndryshëm, të formuar në kohëra e etapa të ndryshme, por jo mjaftë qartësisht të caktuara, që më vonë prodhuan cilësi të reja si shtetin e kombin, disponojnë, “sasinë” e natyrshme të solidaritetit, si njerëz, si bashkëkombas, me të njëjtën përkatësi regjionale, fetare, profesioni apo solidaritet të vetëlindur si solidaritet njerëzor. Ky solidaritet si pasuri e brendshme, e destinuar për “prodhimin e veprave të mira”, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit brenda apo jashtë “qarkut” nën veneruar, sipas të gjitha gjasave ka koeficientin e caktuar, nivelin apo shkallën e caktuar, të predispozuar që të jetë pikë së pari në shërbim të njerëzores.

Ky solidaritet, ka gjetur shprehje, gjatë historisë sonë të re shprehje të mjaftueshme, madje disa media, popullin shqiptar e identifikuan si “më solidari në rajon”. Këtu, nuk u theksua përkatësia e Nënë Terezës për ta rikonfirmuar këtë konstatim (!).

Duke pranuar këtë mbiemër e cilësor mjaftë joshës, si pjesëtar dinjitoz i këtij populli, konsideroj se solidariteti i mirëfilltë, i njohur nga teoria, gjatë jetës së përditshme, edhe nuk është në nivelin e kënaqshëm. Madje, solidariteti konkret, ose me kriteret e rrepta mbase, themi bile-bile me keqardhje mund tëthemi se solidariteti është humbur.

Cilat janë shkaqet, për këtë humbje të solidaritetit! Mos vallë e kemi çrrënjosur analfabetizmin e të ndjehemi të lumtur, mos ndoshta kemi siguruar favoret e shtetit social për të porsalindurit dhe nënat shtatzëna (Republika e Kosovës ka vdekshmërinë më të lartë në Evropë të foshnjave dhe nënave, përkundër uljes së dyfishtë të kësaj vdekshmërie brenda 10 vjetëve), mos ndoshta kemi siguruar ushqim të ngrohtë për 90.000 pensionistë, shujten e ngrohtë obligative ditore dhe përkujdesjen mjekësore për moshën e tretë, mos kemi siguruar shtëpi e ngrohje për të gjithë të pastrehët, mos ndoshta kemi arritur që të çrrënjosim sëmundjet ngjitëse që vijnë nga uji i papastër, mos ndoshta kemi siguruar bursa për të gjithë studentët, mos ndoshta e kemi papunësinë më të ulët në Evropë, apo ndoshta kemi nivelin më të lartë të të ardhurave për kokë banori?!!!

Jo asnjëra nga këto, plus gjithë kësaj gjendjeje, homo albanicusit po i mungon edhe solidariteti themelor. Të ndihmoj njeriun kur është në zor. Mungesë solidariteti vërehet te pushtetari, sepse ka raste kur zbaton ligje sipas përkatësisë partiake, regjionale, fetare apo lakmisë e interesit nga personi që i duhet zbatimi i ligjit.

Mungesë solidariteti në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në administratë, në gati çdo fushë të jetës, përjashtoj ndoshta bashkësitë fetare.

Jo. Sot, në Republikën e Kosovës, do të jetë vështirë të flitet se çka bëjmë për atdheun, çka bëjmë për të afërmin tonë. Hiq konjukturën e interesit, hiq konjukturën e detyrimit të natyrave të ndryshme.

Si qenie njerëzore ne jemi të obliguar ta njerizojmë veten çdo ditë duke u sjellur si solidar me njerëzit tjerë, ambientin dhe qenien njerëzore në përgjithësi, si?

Jo duke falur lekë, për lëmoshë, jo duke falur vitra as ushqime për ditën e bajramit. Solidariteti, duhet kuptuar edhe më thellë, edhe më gjerë.

Për cilin solidaritet bëhet fjalë? Solidaritet për sigurimin e bukës së gojës, trajtimin shëndetësor për të gjithë, solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe invalidët, me të zhdukurit apo të aksidentuarit, për familjet që nuk kanë të shkolluar duke i motivuar për arsimim, për ujin e ngrohtë e të pastër në shtëpi, kursimin e kohës së palës para sportelit për qytetarin, solidaritet për nevojtarin kur i duhet edhe bileta e aeroplanit, për librat që rrijnë kot në bibliotekë e nuk lexohen. Solidaritet për bukën e përditshme duke mos shkelur ligjin e prokurimit, duke mos shkelur tenderët dhe punëtorin që aplikon me drejtësi, duke mos e shumëzuar fitimin një person për hir të qasjes së tij në institucione.

Solidariteti besoj se rikthehet kur të respektohet ligji i shkruar, duke shtuar edhe primesat e ligjeve të pashkruara, morale, me vlera tradicionale.

Zvicra, shtet model në botë, me banorët që ka, brenda një viti kalendarik, qytetarët e saj bëjnë shtatë milion ditë pune vullnetare, që i bie solidaritet me bashkëvendasit, për të mirën e përgjithëshme.

Sa ditë pune për shtetin tim bëhen në vit, pa pagesë?

Praktikum se si ta bëjmë vendin si veten apo e kundërta (2)

Solidariteti, në mesin e popullit “më solidar”në rajon, rasti i Kosovës

Skënder Berisha

Derisa shtetet pas luftës, sipas mostrave të shteteve të pas luftës së dytë botërore, në perëndim, solidariteti u shtua shumëfish duke ndërtuar vendet e veta gjejgjëse. Ndërtuan rrugë e hekurudha, shkolla e sheshe, që edhe sot e kësaj dite mbesin monumente të çmuara. Në vendin tonë, disa që u ndërtuan, nëpërmjet etheve të tenderomanisë, shpejt u zhvlerësuan por u bënë burim i pasurimit të disa njerëzve brenda natës. Vetëm po përmendëm ndonjë përkthyes i asaj kohe, pavarësisht nivelit të njohjes së gjuhës, sot, pas 13 viteve, askush nuk ia kërkon origjinën e pasurisë. Më keq se kaq, disa prej tyre iu hodhën shtetit në grykë, bizneseve, korporatave dhe sot- bëjnë politikën besa edhe diplomacinë.

Krejt e vetëkuptueshme, shpërfaq mungesën e solidaritetit dhe modestisë, mungesë fuqie për vlerësimin e dijes së të tjerëve, ekspertizës së profesionistit pak më larg vendimmarrësve, të thekur me përkthyes.

Sot, si sillet shteti ynë me një familjeje që i mungon mielli në shtëpi, si sillen njerëzit me të, apo edhe më keq, çka thonë njerëzit tjerë për të?

Përgjigjet klishe janë: ishte pa krah, ka prashit në ujë, ka kujtue se kukusllavia i jeton gjithmonë, nuk ka luftue, nuk ka guxue me vjedhë, ka votue gabimisht, kush si ka faj se pin shumë çaj, kanë qenë të mjerë çdo herë, e mjell arën e kojshisë, Zoti nuk ia ka dhanë, letraxhi, bastorxhi e nofka të ngjashme.

Cili sot nuk e dëshiron jetën e vet të dinjitetshme, edukim të mirë, pasuri e mirëqenie, shëndet e trashëgimi. Këto vlera, ajo familje duhet ti mësoj, edhe më vështirë se kaq, këto vlera kjo familje duhet ti shohë në vepër. Të besoj në to. Këtë, pjesëtari i kësaj familjeje a ka ku i sheh apo kush i del në mbrojtje përpos 40 apo 80 eurove që i merr prej shtetit. Këtë mundësi duhet ta ofroj shteti ynë nëpërmjet ligjeve të drejta dhe pa anime. Pa përjashtime dhe pa favorizime të çfarëdo natyre. Sepse Leka e tha këtu e disa shekuj më parë: nga i miri del i keqi dhe nga i keqi del i miri, andaj, solidariteti në vepër, duhet të jetë mostra e parë e përparimit të kësaj familjeje. Si? Të mos i bëhet fëmijës e padrejtë në çerdhe, nëse ka. Të mos i bëhet e padrejtë kur recitojnë fëmijët për ditën e shkollës apo Ditës së Flamurit. Të mos anashkalohet nga mësuesi, të regjistrohet me meritë në shkollë e fakultet. Të punësohet me meritë, sipas përzgjedhjes objektive.

Prindi të punojë nëpërmjet detyrimit ndaj shtetit. Si? Në Gjermani, të gjithë kanë gëzuar mbështetje sociale por, komuna kishte të drejtë të thirrte personat e tillë që merrnin ndihma të punojnë për qytetin. Sepse ai i deytrohet shtetit për jetën e tij, qoftë edhe me ndihma. Jo 80 euro, që aktualisht merren “qyl” në Republikën tonë, por ndihma mund të rritej në 150 minimum, duke anuluar tenderat e komunave tona për një ulëse në park, tender për pastrimin e kanalit të lumit, tenderin për mbledhjen e mbeturinave, tenderi për anësoret e rrugëve, tenderi për trotuare, tenderi për ngjitjen e reklamave, tenderi për mbëltimin e fidanëve, tenderi për pastrimin e malit, tenderi për pastrimin e komunës, tenderi për sigurimin fizik të objekteve...të gjitha këto punë, jepen me tenderë ndërsa punëtori nuk merr më shumë se 150 euro, ndërsa padroni i tenderit, merr mijëra euro brenda muajit. Kësaj duhet thënë mjaftë nëpërmjet punëtorëve socialë të komunës, të cilët do të kontrollonin punën ditore të këtyre “punëtorëve të socialit”, qendrimit të tyre, pasurisë në shtëpi sikundër mirëqenien shpirtërore, kur dihen vetëvrasjet e shtuara që kanë për shkak varfërinë

Solidariteti do të shihej te vizita e mjekut në shtëpi për motrat e gratë tona, nëpërmjet kontrollit të kancerit të gjirit, nëpërmjet edukatës shëndetësore, pranisë së mësueses në familjet e vajzave, sepse drita e përparimit duhet të futet në çdo shtëpi të qytetarit të Republikës. Kjo nuk është çështje se prindi apo fëmija “nuk e do shkollën”, shteti nuk ofron edukimin bazë por detyron qytetarin ta marrë këtë edukim. Solidariteti nxjerr nga strofulla shtresën që është larg shkollimit e dritës duke i ofruar me detyrim shkollimin.

Ndërsa, miku im më thoshte një ditë se vendi ynë është i vetmi vend në botë që me këtë nivel shkollimi, profesionalizmi e angazhimi i arrin majat e suksesit duke e bërë Kosovën shumë më tërheqëse se Amerikën. Madje miku im i mirë thoshte se nuk është Amerika vend i mundësive të pakufishme, por Kosova.

Njëmend, a janë shqiptarët më solidarët në rajon!

Ndoshta edhe jemi por, disa nga fenomenet që hasen te populli “më solidar” në rajon janë edhe vjedhja e rrymës, vjedhja e barnave për pacientët e intensives, vjedhja e kapakëve të pusetave, vjedhja e poçave në qytet, vjedhja e kabllove nga shtyllat elektrike, vjedhja e shinave, vjedhja e ditarëve të shkollave, vjedhja e çezmave në spitale, vjedhja e keramikës nga shkallat e objekteve, vjedhja e pastreusve të xhamave në makinë, vjedhja e ndihmës sociale për prindët e vdekur, vjedhja e kurorave në varreza, vjedhja e qirinjve dhe lugve të çajit në kafehane, vjedhja e tepihut të vogël para derës së banesës, vjedhja e pulave, vjedhja e kopesë së deleve, vjedhja e lëkurave të posa rjepura, vjedhja e qenit, vjedhja e teshave të lagta në tel, vjedhja e konopit për terjen e rrobave, vjedhja e mastersave dhe doktoranturave, vjedhja e diplomave të vulosura të shkollës së mesme, vjedhja e qepëve e patateve në arë, vjedhja e biografisë, vjedhja e idesë për pompa të benzines...

 


Më të komentuarat