Të tjerë

 

Ministrit nuk i pėlqen kundėrmimi i pazarllėqeve tė tij

Prishtinë, ((Nazlije Balaj)) 09 Korrik 2012 11:58

Ministėr Beqaj, Po e nis ketė shkrim duke ju cituar juve mbi kundėrmimin e shtetit nga korrupsioni dhe nga hajnia, duke e adresuar kėtė kundėrmim ne shenje reagimi pėr prishje tė pazarllėqeve Ministėr me rastin e prishjes se kėtij aksham pazari me lejo edhe njė here tua pėrkujtoj njė vlerė, qė asnjė herė nuk e kisha dėgjuar, por e lexova nga ju: “Femrave duhet t’iu vijė njė aromė e mirė dhe jo tė lėshojnė kėso erėra tė kėqija”.

Shoqëria njerëzore ka kaluar shumë stade zhvillimi, të cilat kanë qenë në përputhje dhe vartësi të ndërsjella me zhvillimet historike, politike, apo ato ekonomike. Raportet e marrëdhënieve që ekzistojnë mes saj dhe këtyre fenomeneve, lidhjet reciproke të njerëzimit me ndryshimet historike që sjellin luftërat e revolucionet, kanë sjellë evolucionet shoqërore. Si rezultat i ndryshimeve politike, kanë qenë përherë lindja e shtresave të reja shoqërore, të cilat ecin paralel me kohën, me kërkesat dhe standardet e reja të zhvillimit që ofron e sotmja. Çdo kohë kërkon njerëzit e vet, njerëz të rinj, që t'u përgjigjen ritmeve të saj.

Ndryshimet sasiore dhe cilësore gjatë revolucioneve historike edhe evolucionet social- kulturore, i bën gjithë shoqëria dhe jo vetëm burrat. Dihet se luftërat janë të ashpra për brishtësinë, finesën apo delikatesën e femrës dhe megjithatë, gruaja ne Kosovë dhe lufta e saj titanike kurrë nuk ka qenë e përjashtuar në dhënien e shembujve të heroizmit . S'është nevoja të përmend, por ka pasur aq shumë shembuj guximi, intelekti, qëndrese dhe trimërie, sa gratë si stratege të zonjat, jo vetëm kanë udhëhequr beteja të ashpra, por me maturinë e tyre, jo rrallëherë kanë përballuar çaste tejet të vështira. Edhe kur nuk janë përballur me të huajin, kanë mbajtur shtëpinë, kanë drejtuar ekonominë, duke mos harruar të qenit nëna. Madje shumë herë nënat harrojnë vetveten. Mpaken, rrudhosen, thinjen, kërrusen dhe plaken, por kurrë s' harrojnë që me shikimin e tyre, t'u dhurojnë fëmijëve besimin në vete. Me buzëqeshjen e tyre t'u dhurojnë sigurinë bijve të tyre për të ecur përmes rrebesheve të kohës. Me dorën e ashpër por të ngrohtë, ato u përcjellin fëmijëve ngrohtësinë e ledhat e shpirtit të tyre të copëtuar dhe të mardhur. Dhe kur u qan zemra para fëmijëve shpalosin një botë plot ëndrra për ta, sepse e ardhmja u takon atyre.

Këto nëna të dhembshura, këto zonja shembullore, që mbajnë shtëpinë, edukojnë fëmijët e ndërkohë japin vlera në fusha të ndryshme të ekonomisë, kulturës, arsimit, mjekësisë dhe shkencës, a nuk kanë të drejtë të shikohen ndryshe nga shoqëria dhe shteti? Do të më pëlqente që si nga politika, nga organizmat shtetërore për integrimin e femrës, nga shoqatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gruas, të shiheshin me një sy tjetër, si segment vlerash intelektuale dhe profesionale dhe jo thjesht si aromë që do tu marrësh erë ti e shume të tjerë sikur ti. Përherë u është dukur si çudi dhe e pabesueshme kur një femër sjellë diçka të re në dobi të shoqërisë, a thua pse, sepse ka guxim qytetar.

I nderuari Ministër

A ka gra dhe vajza që japin vlera në Kosovë? Sipas jush “Femrave duhet t’iu vijë një aromë e mirë dhe jo të lëshojnë këso erëra të këqija”...

Aksham pazaret janë pjellë dhe rezultat i fuqisë së nxitjeve, gamës dhe shkallës së mundësive, disponueshmërisë së mjeteve dhe mungesës së rrezikut për dënim. Korrupsioni lulëzon me qeverisjen e dobët ku kontrollet janë të dobëta dhe vendimmarrja është jotransparente, arbitrare dhe ka mungesë të mekanizmave llogaridhënës. Prandaj gjasat për lulëzim janë më të mëdha në diktaturë sesa në demokraci. Të gjitha këto të gjetura janë pjesë e përditshmërisë së qeverisjes në Kosovë.

A nuk është ky realiteti në Kosovë, ku korrupsioni mund të shpjegohet në kuptim të abuzimit të autoritetit shtetëror. Një makinë e madhe shtetërore, që ndërhyn dhe rregullon në mënyrë intensive dhe ekstensive, ofron hapësirë të favorshme për korrupsion. Politikanët dhe zyrtarët do të kenë autoritete të mëdha individuale ashtu që me gjasë shumica prej tyre do t’i shfrytëzojnë ato për përfitime personale. Ky është realiteti ne Kosove.

Korrupsioni përjetësoi dhe përkeqësoi edhe me shume varfërinë në mënyra të ndryshme sepse riorientuan resurset dhe beneficionet në drejtim të të pasurve duke i marrë ato nga të varfrit. Çrregullimi i modelit të shpenzimeve dhe investimeve publike duke inkurajuar projekte intensive-kapitale për të rritur në maksimum pranimin e ryshfetit. Kjo redukton resurset në dispozicion të qeverive për të reduktuar varfërinë përmes programeve të arsimit dhe programeve sociale. Imponimi i ‘tatimit’ plotësues jozyrtar të cilin të varfrit kanë kapacitet më të vogël që ta paguajnë. Reduktimi i të ardhurave nga tatimi për qeveritë dhe si rrjedhojë reduktimi në shërbimet publike nga të cilat përfitojnë të varfrit. Shkatërrimi i stabilitetit social dhe politik me pasoja që lënë të varfrit më të pasigurt. Reduktimi i rritjes ekonomike dhe si rrjedhojë reduktimi i mundësive për të varfrit që të dalin nga varfëria. Përjetësimi i përjashtimit social dhe pengimi i të varfërve nga përvetësimi i aftësisë që të sfidojnë pabarazitë e autoritetit dhe resurseve. Privimi i të varfërve nga të drejtat e tyre ligjore. Ndikimi i përgjithshëm i korrupsionit është që të dëmtojë perspektivën për zhvillim dhe si rrjedhojë perspektivën për të varfrit.

Në çfarë mënyre korrupsioni ndërlidhet me gjininë kur ka aksham pazar, si është marrëdhënia ne mes të korrupsionit dhe gjinisë, pyetja nëse ka dallime psikologjike dhe në sjellje për mënyrat se si gratë dhe burrat perceptojnë dhe reagojnë ndaj korrupsionit.

Jemi kundër aksham pazarit sepse korrupsioni përfshinë qasjen dhe përdorimin jolegjitim dhe të pabarabartë të resurseve. Në përgjithësi gratë kanë qasje dhe kontroll më të vogël të resurseve sesa burrat. Gratë kanë më pak arsim, të ardhura më të vogla, qasje më të vogël në kapital dhe kredi dhe kontroll më të vogël në lidhje me jetën dhe pronën e tyre. Gratë janë të nënpërfaqësuara në politikë, administratë dhe biznese dhe pasi që janë të pafavorizuara në politikë, ekonomi dhe shoqëri, gratë janë më të cenueshme ndaj ndikimit të korrupsionit dhe më pak të afta për të sfiduar të korruptuarit.

Ky deklarim i ministrit nuk është vetëm i ministrit, por pasqyron shtypjen që ky sistem dhe ky pushtet ushtron mbi qytetarin e tij. Këto janë thjerrëzat përmes të cilave ministri me shokë e sheh gruan. Kjo është mënyra se ky pushtet kundërmimin e vet mundohet ta hedh ne drejtim te atyre qe po ja shpërfaqin.

(Autorja është drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje!)

 


Më të komentuarat