Ju qė e prutė dikur vetė, tashti, e gėzofshi me shėndet!
Prishtinë, (Adnan Abrashi ) 08 Korrik 2012 21:44Pranoj se, me bindje mė ndryshe, fuqishėm i takoj ati grupi tė paktė qytetarėsh tė cilėt thellėsisht janė tė bindur se, kjo Gjykatė e jona Kushtetuese, si nga aspekti profesional kadrovik, ashtu edhe nga ai i vendimmarrjes sė drejtė gjykuese (aktgjykuese), plotėsisht mund tė konsiderohet neutrale dhe e paanshme nga ndikimet e qendrave tė caktuara politike vendore dhe ndėrkombėtare. Por, sė fundi, tek rasti i vlerėsimit nė lidhje me shkurtimin e mandatit tė presidentes aktuale, jam mė se i bindur se kjo Gjykatė ka vepruar shumė drejtė.
Derisa, pas këtij vendimi të pakontestueshëm të kësaj gjykata, tash e tutje, subjektet tona politike, zëshëm do të merren me anën e drejtë apo të padrejtë të tij, mendoj se, në vend se ata të shpenzojnë kohën dhe energjinë në këtë drejtim, do të ishte shumë më racionale dhe shumë më produktive për ta që vëmendjen e tyre ta përqendrojnë në analizën e atij momenti qesharak të naivitetit vetjak të pranimit si kandidat për president të një anonime të imponuar me zarf. nga dikush tjetër autoritar. Kuptohet, fundi i kësaj përsiatje të tyre kreative, uroj nga zemra që të del si zotim se kurrë më në të ardhmen nuk do ti përsërisin këso far gabime aq naive.
Jo se ha!...E hëngre, be dajë thotë një metaforë e shprehur në zhargonin popullor. Por, mendoj se me këtë punë, nuk e hëngri veç: Isa, Hashimi dhe Bexha (treshja palaço në duart e Dellit), por i tërë një Kuvend i Kosovës i cili, me 2/3-ten e votave të besuara, e votoi këtë presidente nga zarfi. Mu ky Kuvend, mbështetur në pikat e asaj fantom marrëveshje të 6 prillit 2011, e që kanë të bëjnë me shkurtimin e mandatit të saj kushtetues, tani të fuqizuar edhe ligjërisht nga çdo paqartësi, atëbotë, aprovoj edhe një rezolutë jo/kushtetuese. Kështu që, e mbështetur edhe nga propaganda e fuqishme mediatike e aktualitetit të momentit, ma dashje, apo pa dashje, këtë kulaç të gatuar si mashtrim, e hëngrëm edhe ne si opinion.
Tek tash nisin telashet për presidenten?!
Pas prurjes së këtij vendimi juridikisht të pa/atakueshëm dhe detyrimisht të zbatueshëm të GJKK, jam më se i bindur se në jetën dhe punën e saj, tash e tutje, presidentja Jahjaga, sigurisht do të përballohet me shumë situata të palakmueshme të prapavijës së errët të këtij zanati.
Këto sfida do të jenë të ndryshme: disa si presione në formë të trysnisë për dhënie të vullnetshme të dorëheqjes që praktikisht do të zhvillohen prapa kulisave dhe jashtë syve të opinionit; dhe disa të tjera të natyrës publicistike: artikuj, editoriale, analiza, opinione...me fakte dhe jo/fakte, principiele dhe jo/principiele, të shënjestruara në drejtim të diskreditimit dhe zbehjes së personalitetit të saj në opinion.
Nga e gjithë kjo lakoni reagimesh të bëra ndaj këtij Vendimi të GJKK në opinion, ajo që më së shumti më bëri të befasohem, ishte deklarata e menjëhershme e përfaqësueses së LDK-së - deputetes, Vjosa Osmani, e cila, sigurisht nga ndjesia e mllefit të përfshirjes të partisë së saj në këtë lojë të fëlliqur politike, qëllimshëm sipas direktivës, apo në lajthitje totale, me këmbëngulje pretendonte se ky akt i kësaj Gjykata, kinse nuk na qenka si VENDIM obligues ekzekutiv, por vetëm si një MENDIM i pa/obligueshëm sugjerues .
Ajme, ajme, ajme..! Gajret i thatë, përplot ethe - e ka populli ynë një fjalë të urtë për këto situata, e nderuara profesoreshë Osmani. Edhe, sikur ta zëmë, ky vlerësim i GJKK të ishte mendim, e jo vendim, sikur thoni ju, ku keni has zonjushë, që qëndrimet profesionale vendimmarrëse, ose edhe interpretuese të gjykatave kushtetuese, ligjërisht të reflektojnë si më pak të vlefshme dhe më pak të fuqishme se sa synimet e caktuara formale-strategjike të çfarëdo partie politike, pa marrë parasysh fare se a e kanë ato emirin: marrëveshje apo çfarëdo tjetër terminologjikisht më mbresëlënëse?!
Po ashtu, lexova këto ditë diku, se si një analist i yni politik. parashikonte mundësinë kushtetuese të inicimit të shkarkimit të parakohshëm të presidentes Jahjaga. Për këtë punë, sipas tij, do të mjaftonin 2/3 e votave, e këto vota, PDK, LDK dhe AKR së bashku, praktikisht i kanë si numra në Parlament.
Vërtet! Kushtetutën e Republikës së Kosovës e parasheh edhe këtë mundësi, por jo kur dikujt i teket.
Neni 91, pika 1, e Kushtetutës decidivisht konstaton: Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës
Aspak nuk besoj se, në të ardhmen, presidentja Jahjaga mund ti lejoj vetes që me ndonjë veprim apo mosveprim, të krijoj për veten këso rrethana të padëshirueshme të përcaktuara si në nenin 91, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e , që, do ta mundësonin inicimin e shkarkimit të saj.
Më tej, në pikën 2 të po këtij neni të Kushtetutës së Kosovës, thuhet: Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet ti dorëzohet
menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit.
Krejt në fund, këtë artikull desha të përmbylli mu ashtu sikur e titullova në fillim. Me porosi: Ju që e prutë dikur vetë, tashti e gëzofshi këtë presidente, me shëndet.































Më të komentuarat