Të tjerë

 

Jo dialog, por mbyllje tė kufijve me Serbinė!

Prishtinë, (Mehdi Hyseni) 01 Korrik 2012 20:08

Nuk mund tė ketė kurrfarė dialogu me qeverinė e Serbisė, derisa Beogradi nuk i tėrheq tė gjitha forcat dhe strukturat paralele paramilitare, policore dhe tė Sigurisė nga pjesa veriore e Kosovės, tė cilat i komandon, i financon dhe i mbėshtet gjithanshmėrisht qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė (1999-2012).

Gjithashtu, kusht tjetër për Beogradin, duhet të jetë njohja e Republikës së pavarur dhe sovrane e Kosovës. Këto janë ndër kushtet dhe kushtëzimet themelore, që pala serbe, duhet t’i plotësojë, nëse dëshiron dialg dhe negociata me Prishtinën zyrtare, me BE-në, me NATO-n dhe me Amerikën.

Po ashtu, nuk mund të ketë kurrfarë bisedimesh me qarqet zyrtare shtetërore të Serbisë, derisa Beogradi botërisht kërcënon Kosovën se me forcë , do ta “rikthejë” nën sovranitetin koloinial të Serbisë (1912-1999).

Nëse këto kushte paraprakisht nuk do të plotësoheshin nga ana e qeverisë serbe, atëherë, realisht nuk do të duhej të vinte në shprehje kurrfarë dialogu serbo-shqiptar politik a diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, por urgjentisht, do të duhej të mbylleshin të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. Kjo do të ishte VIJA E KUQE e politikës dhe e diplomacisë zyrtare e Kosovës për t’i mbrojtur kufijt e saj territorialë sovranë, gjeopolitikë dhe shtetërorë.

Në favor të realizimit të kësaj strategjie politike, kombëtare dhe shtetërore të Kosovës për demilitarizimin e pjesës veriore të Kosovës nga fallangat e armatosura serbe, si dhe për njohjen paraprake të shtetit të ri të Kosovës, urgjentisht, do të duhej të ushtrohej kërkesë nga ana e Qeverisë së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE), nga Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe incidentet dhe provokimet e përditshme, si dhe konflikti i armatosur me Serbinë, janë të pashmnagshme, që pa dyshim, do të çojnë në kantonzimin ose në copëtimin e territorit të Kosovës.

Pra, nëse është nevoja, do e përsërsim, edhe një million herë se Prishtina zyrtare, duhet të pezullojë çdo formë dialogu, bisedimesh, bashkëpunimi me Beogradihn zyrtar dhe, në mënyrë immediate, ta mbyllë kufirin me Serbinë, sa nuk është bërë edhe me keq, ashtu si dëfton pjesa veriore e Kosovës, e pushtuar nga ana e Serbisë, që nga viti 1999, si dhe incidentet e fundit në Gazimestan, në Graçanicë dhe në Merdare, kur më 28 qershor 2012, në emër të kremetimit të fitores së rreme dhe të falsifikuar historike-623-vjetorit të Betejës së Kosovës (1389), vërshuan bandat dhe harangat ultranacionaliste çetniko-fashiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Nikoliqit, të Ivica Daçiqit, të Ratko Maladiqit dhe të Vuk Karaxhiqit…, të cilat plagosën 32 policë të Kosovës, si dhe kërkonin armë që t’i “qëronin hesapet” me shqiptarët, duke brohoritur parulla antishqiptare se “Kosova është serbe”…etj.

Këto janë fakte dhe argumente të mjaftueshme, që politikën zyrtare të Prishtinës, e paralajmërojnë, që sa më pare t’i mbyllë kufijt e Kosovës me Serbinë, në mënyrë që të shpëtojë Kosova nga involvimi në një luftë a konflikt të ri të armatosur me Serbinë.

Pavarësisht nga ushtrimi i tyrsnisë politike të faktorëve të BE-së, se Prishtina duhet të vazhdojë dialogun e filluar (mars 2011) me Beogradin, tash për tash, kur Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, por përditë po e kërcënon në forma të ndryshme se, do ta rikthejë nën sovranitetin kolomnial të Serbisë (1912-1999), nuk ekziston asnjë parameter a mundësi reale, që Presidentja, Kryekuvendari ose Kryeministri i Kosovës, të takohen me ndonjërin nga drejtuesit e shtetit të Serbisë qoftë edhe Tomislav Nikoliqi, apo edhe Ivica Daçiqi (tani kryeministër i qeverisë së Serbisë, i nominuar nga presidenti i sapozgjedhur i Serbisë ultranacionalisti dhe vojvoda i Vojislav Sheshelit, , Tomislav Nikoliq) “sloba i vogël” siç e quajnë masmediat serbe, i cili, sipas “leksioneve historike” të “Babait” të tij, Slobodan Miloshevq, u zotua para opinionit serb, se Kosovën me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, do ta “rikthejë” nën sundimin kolonial të Serbisë.

Mirëpo, Ivica Daçiqi, ish-zëdhënës gebelsian politiko-propagandistik i SPS-it të Slobodan Milosheviqit, nuk mjaftohet vetëm me ripushtimin e Kosovës sipas “amanetit” të kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, por e do edhe Evropën. Ky është programi i qeverisë së tij të re: “ Edhe Kosovën, edhe Evropën”!

Këtë strategji idiotike dhe gjenocidale të regjimit të Slobodan Milosheviqit, e dëshmuan edhe brohoritjet e shumta kërënuese në Gazimestan, kur serbët me simbole dhe me parulla të ndryshme ultrancionaliste dhe shoviniste, duke mbajtur në duar edhe fotografitë e kryekriminelëve çetnikë fashistë serbë të Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit, të Ratko Mladiqit dhe të Radovan Karaxhiqit, që po gjykohen në Hagë për krimet e gjebocidit serb ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, bën me dije shqiptarët se do “vdesin” ose do të “fitojnë” prapë Kosovën “serbe”.

Që kurrë më, të mos përsëriten tragjeditë dhe luftrat gjenocidale dhe pushtuese të Serbisë së madhe mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën, kremtimi i përvitshëm i Betejës së Kosovës (1389) nga ana e serbëve në Gazimestan, me ligj dhe me kushtetutë të Republikës së Kosovës, duhet të jetë i pezulluar, sepse Gazimestani është negacion i historisë nacionale, territoriale dhe shtetërore të Kosovës shqiptare. Gazimestani është një falsifikat i historisë së Kosovës së Shqipërisë etnike, si dhe i të gjitha luftrave dhe kryengritjeve të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës që nga sundimi perandorak osman e deri në sundimin e fundit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Kosova është në rrezik, mbyllni kufijt me Serbinë, jo grushta në Parlament, as kurrfarë bisedimesh me Serbinë, por me Shqipërinë!

Derisa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka paralajmëruar se, do të jetë e gatshme, të takohet me presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq, ultranacionalistin dhe fashistin e Vojilav Sheshelit, pse bandat çetniko-fashiste serbe të mos hynin në Kosovë, më 28 qershor 2012, e të reprizonin dhe rikujtonin strategjinë gjenocidale të Slobodan Miloshqviqit për ripushtimin dhe për rikolonizimin e Kosovës së Shqipërisë etnike?!

Këtë kërcënim nuk po e shohin as Kuvendi, as Qeveria (ndryshe nuk do kishte filluar kurrfarë “dialogu teknik” me Beogradin) e as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndryshe ajo nuk do të kishte deklaruar botërsiht për opinionin publik se “është e gatshme të takohej me Tomislav Nikoliq”, president aktual i Serbisë. Një deklaratë e tillë, është më shumë se naivitet dhe nonsens politik, sepse në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë me realitetin e krijuar në Kosovë, as me mbrojtjen e interesave vitale të Republikës së Kosovës përballë Serbisë, por më tepër është një marketing i kot i politikës ditore sa kinëse për të thënë diçka të “peshuar” në sy të diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare-“dushk për gogla”, që nuk ka lidhje as me politikën e as me diplomacinë, sepse takimi eventual i paralajmëruar i presidentes Jahjaga me presidentin serb Tomislav Nikoliq, do të ishte dështimi dhe turpi më i madh për politikën dhe për diplomacinë e Kosovës ngaqë Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me politikën ultranacionaliste, fashiste, gjenocidale, kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë. Ndaj çdo takim( i çfarëdo niveli qoftë) i shtetarëve të Kosovës me recidivat dhe me eksponentët e djeshëm dhe të sotshëm të Slobodan Milosheviqit (siç është Ivica Daçiq mandatar i sapoemëruar i qeverisë serbe) dhe të Vojislav Sheshelit (siç është presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq), do të thotë pendim, revidim, minimizim dhe shpërfillje të vlerave vitale të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste.

Pra, jo, kurrfarë “karrabythje” dhe bishtbisedime (tretje kohe) me Tomislav Nikoliqin, as Ivica Daçiqin e Serbisë për të “rikhtyer” Kosovën nën Serbi, ashtu siç po kërkojnë ata, duke u bazuar në strategjinë e zgjerimit territorial të Serbisë së madhe të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit dhe të patriarkut serbomadh, Irinej…etj, por me përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Tiranës zyrtare, që Kosova, sa më shpejt të jetë e mundur, t’i bashkohet Shqipërisë etnike. Ky është shpëtimi i Kosovës. Prandaj, në këtë sfond, do të duhej të angazhoheshin dhe të veprojnë bashkërisht Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeparlamentari Jakup Krasiniqi Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, jo të bëhen robër të politikës, të propagandës dhe të diplomacisë neokolonialiste të qeverisë së Serbisë.

-Jo rrahje dhe grushta-demonstrim të forces gangsteriste në Kuvendin e Kosovës, por mobilizim, veprim, vigjilencë dhe unitet për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia kolonialise, e cila me në krye Tomislav Nikoliq dhe me Ivica Daçiq, sërish po e kërcënon Kosovën me luftë dhe me agresion pushtues, me qëllim të rikthimit të saj nën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së madhe (1912-1999).

Me të vërtetë një sjellje dhe veprim i tillë i patolerueshëm i deputetëve të padisiplinuar të Kuvendit të Kosovës, është më shumë se turp dhe për çdo gjykim, sepse që nuk ka lidhje as me tradicionlen shqiptare, as me drejtësi, as me liri , as me patriotizëm, as me parlamentarizëm e as me demokraci, sepse problemet politike nuk zgjidhen me forcë, por me urti, me dialog dhe në mënyrë krejt vëllazërore dhe paqësore, pavarësisht nga flamujt e ndryshëm partiakë.

 


Më të komentuarat