A kanė tė drejtė qytetarėt
Prishtinë, (Ali Hertica) 25 Qershor 2012 17:05A kanė tė drejtė qytetarėt tė ngrenė krye kundėr njė qeverisje tė padrejtė Padrejtėsia gjen vend kur do herė,kur autoritetet politike nxjerrin ligje qė nuk mbėshteten nga tė gjithė.Mirėpo, deryra pėr bindje vlen edhe pėr ligjet e padrejta,megjithėse qytetarėt i shikojnė ligjet edhe vendimet si tė padrejta,nuk duhet tė ngrenė krye kundeėr autoriteteve politike,tė cilat, megjithatė kanė tė drejtė tė shtypin ēdo kryengritje.
Pushteti i ligjvënës ose ushtrusi i tyre ,kryetari i shtetit,mund ta prishin marrëveshjen fillestare.Kështu ata, e humbasin ,sipas pikëpamjes së qytetarëve të drejtën për të qenë ligjvënës dhe kryetari i shtetit ,në të tilla raste i jep qeverisë fuqi të plot për të përdorur dhunë.Megjithatë nuk lejohet që nënshtrusi të bëjnë kundërshtim të dhunshëm. Duke pas parasysh këtë thuhet se shpesh ,mund të ketë kundërshti midis ligjeve dhe vendimeve politike.Disa mund të mendojnë se ,,qeveria prishi marrëveshjen fillestare,,,duke nxjerrë një ligj që nuk ka mbështetjen e përgjithshme,ndërkohë që qeveria ka qëllim tjetër.Kush do të vendosë se cili ka të drejtë,nuk ka një instancë të tretë,në krah të popullit dhe autoriteteve.Filozofi i madh i politikes Kantie shikon të natyrshme ,që kryetari i shtetit,që kujdeset për rregullimin juridik në shoqëri,të marrë vendime në këtë rast.
Në këtë rast mundë të ketë revolta politike janë shumë të rrezikshme.Ato janë të rrezikshme,sepse në rastin më të keq e çojnë shoqërinë në luftë civile,që sipas Kantit ëeshtë shumë më e keqe se tirania.Mirëpo, nuk është e thënën që revoltat të marrin kaq për tersi.Në rastin më të mirë ,keto sjellin një qeverisje të re,edhe më të mirë.megjithatë këshillohet që të bëhet kujdes në gjykimin e veprimeve ,sipas pasojave të pritshme.
Paragjykimi i revoltës politike nuk nënçmon të drejtat normale të shtetasve,Këtu duhet të mbahet një distancë të qartë nga ideja e kryetarit të shtetit dhe të kryeministrit,që nuk ka asnjë deryrim ndaj shtetasve dhe mund të qeverisë si të dojë.Me të vërtetë ,ata që cenohen nga vendimet politike,nuk kanë të drejtë të përdorin forcë ndaj pjesës tjetër.Në keto raste ka forma të tjera për të bërë qëndresë.Një nga ato është,, liria e pendës,, ,që do të thotë e drejta ,, për ta bërë të njohur zyrtarisht mendimin lidhur me padrejtësitë që bëhen shoqërisë dhe mediumeve të lira të kosovësë.































Më të komentuarat