Lufta tregtare Kosovė Shqipėri po ecėn mirė!
Prishtinë, (Isa Mulaj) 25 Qershor 2012 08:51Vendimi i ministres sė MTI-sė Mimoza Kusari pėr ti shpallur luftė ēimentos nga Shqipėria duke e ngarkuar atė me tarifė doganore prej 35 pėr qind, sa ėshtė skandaloz ėshtė po aq ėshtė i papėrgjegjshėm dhe shumė i dėmshėm qė kėrkon ndėrmarrjen e masave tė pėrgjegjėsisė kundėr ministres. Dikush e sheh kėtė si hakmarrje ndaj njė lėvizje tė mėhershme nga pushteti i Shqipėrisė pėr vėnien e ngarkesave doganore pėr disa produkte bujqėsore kosovare, sidomos pėr pataten, por nuk ėshtė ashtu. Nė tė dyja anėt kemi tė bėjmė me grupe interesi pėr pėrfitime grupore e individuale qė duken haptas. Derisa pėr pataten u gjet zgjidhja ose u tejkalua mosmarrėveshja, klanet dhe individėt nė MTI tė udhėhequr nga Mimoza Kusari kanė gjetur thuajse produktin mė krtik ose atij qė po qarkullon mė sė shumti nė ndėrtim si xhoker pėr tė pėrfituar ēimenton.
Nëse dikush që ka vizituar Kosovën, sidomos Prishtinën, para 5-6 viteve dhe e bënë të njëjtën gjë sot, do të vërej një ndryshim dhe bum të padiskutueshëm atë të ndërtimit. Në të njëjtën kohë, ai/ajo duke i parë këto trende fillon të dyshoj seriozisht në të dhënat kryesore makroekonomike që i has në raportet e organizatave ndërkombëtare për Kosovën, ku figurojnë papunësia dhe varfëria deri në 50 përqind dhe të ardhurat për kokë banori thuajse më të ultat në Evropë.
Vizitori do të habitet se lagjet Arbëria, Kalabria e shumë të tjera në Prishtinë që i ka lënë si hapësira pjesërisht të gjelbëra ose me shtëpia të shpërndara, tani janë bërë plotësisht të urbanizuara me pallate shumëkatëshe, ritmi i ndërtimit të të cilave nuk ka qenë më i shpejtë në asnjë qytet të Evropës. Dhe çështë më e çuditshme, ndërtimi ishte intensifikuar ashpër gjatë krizës financiare 2009-2010 dhe vazhdon. Askush nuk mund të bindet se ky ndërtim kaq i madh në kohë krize nuk është pasojë e shpërlarjes së parave. Përbërësi kryesor i këtyre ndërtimeve është çimentoja. Kjo na intereson shumë, sepse dikush qenka prekur në tel dhe është në gjendje të bëjë çmos rreth tij.
Prodhuesi i vetëm i çimentos në Kosovë është Sharr-Cem nga Hani i Elezit, që u bë pronë e monopolit në Ballkan Titan Group. Çimentoja e këtij prodhuesi kosovar mbulon 33 për qind të tregut vendor është më e shtrejtë se e shumë prodhuesve të jashtëm.
Duke e pasur parasysh këtë, kërkesa në vend po plotësohej me importin e çimentos nga frabrika e çimentos në Fushë-Krujë të Shqipërisë që mbetet furnitori kryesor i Kosovës me këtë material ndërtimor dhe me çmim më të lirë duke e mbuluar 40 për qind të tregut kosovar për çimento. Vënia e ngarkesës doganore prej 35 për qind kundër çimentos nga Shqipëria do ti dëmtoj shumicën, për të mos thënë gati të gjithë. Pasoja e parë do të pasqyrohet në vendin e prodhimit të saj (Shqipëri) ku firma do të ketë vështirësi për të gjetur tregje tjera dhe me afërsi gjeografike si Kosova, ku transporti më i largët ndikon në rritjen e çmimit. Me këtë mund të dëmtohet drejtpërdrejtë edhe fabrika në Fushë Krujë, sepse në botën bashkëkohore të biznesit faktorët e jashtëm ose të tregut i diktojnë edhe vendimet brenda ndërmarrjes. Pasojën e dytë do ta ndijnë kosovarët dhe sektori i ndërtimtarisë që do ti bëjë ndërtimet më të shtrenjta në vendin më të varfër të Evropës. Dhe nga pasoja e tretë me ndikimet përcjellëse të saj, do të humbin Kosova dhe Shqipëria në kohën kur parimet dhe rregullat e BE-së e nxisin integrimin ekonomik rajonal si parakusht për integrim në BE.
Vendimi si masë e përkohshme për kontrabandë të çimentos
Nga ky vendim i Mimozës, të cilin e kanë kundërshtuar ashpër edhe deputetët e koalicionit qeveritar duke kërkuar edhe shkarkimin e saj urgjent, synon të përfitoj Mimoza duke u thirrur në mbrotjen e prodhimit vendor. Cilin prodhim vendor po e mbron ajo me këtë vendim? Titani nuk është ndërmarrje vendore. Më shumë vendore për Kosovën është fabrika në Fushë-Krujë. Mimoza thotë se kjo është masë e përkohshme, që do të thotë se ajo ka për qëllim të përfitoj vetë nga vendimi i saj, e pastaj ta heq ngarkesën doganore. Por, atëherë vijmë para aktit të kryer. Kur tregu humbet njëherë, është vështirë të rikthehet.
Më pak se një javë (më 20 qershor) pas vendimit të Mimozës për ngarkesë të çimentos nga Shqipëria me tarifë doganore prej 35 përqind për ta mbrojtur prodhimin vendor, Doganat e Kosovës ndalojnë 12 cisterna të ndërmarrjes Sharr-Cem me dyshimin se po kontrabandon çimento nga Maqedonia. Të njëjtat i dërgojnë te Komisioni për Kundërvajtje Doganore. Pas analizës, doli se Titan Group nga Maqedonia po gënjënte se ka importuar për në Kosovë lëndë të parë klinkerpër prodhimin e çimentos me kodin tarifor 2523100000, por një lëndë tjetër me emrin portland që është çimento në formë të bluar, çimento e gatshme speciale me kod tjetër tarifor (2523290000). Këtu edhe zbulohet qëllimi i Mimozës për mbrotjen e prodhimit vendor duke i hapur rrugën kontrabandës së çimentos nga Maqedonia të kamufluar me etiketën si lëndë e parë. Kjo kontrabandë ishte nxitur nga mungesa e kapaciteteve prodhuese të Sharr-Cem për ta mbuluar kërkesën prej 12.000 tonë. Aktualisht kapaciteti prodhues i saj është 4.000 tonë ose tri herë më pak. Pavarësisht vendimit të çuditshëm të Mimozës për zbatimin e tarifës 35 për qind kundër çimentos së importuar nga Shqipëria (dhe vende tjera), është koha që kjo tarifë të zbatohet si duhet kundër importuesit nga Maqeqonia që ishte pikërisht Titan Group i Sharr-Cem-it të cilin Mimoza po mundohet ta fsheh kontrabandën nga Maqedonia si mbrotje të prodhimit vendor.
Zbulohet urdhërdhënësi i komplotit për kontrabandën e çimentos
Tri ditë para se Dogana e Kosovës ta zë Sharr Cem-in me pelë për dore duke kontrabanduar çimento në Kosovë, ishte ndezuar Oda Ekonomike Amerikane (AmCham), të cilën deri vonë (deri kur hyri në partinë politike AKR dhe Qeveri) e udhëhiqte Mimoza Kusari. Ishte befasues qëndirmi i AmCham-it si është e shqetësuar për debatin, pasi ky debat është karakterizuar me një retorikë të ashpër politike pa asnjë konsideratë për ligjin e aplikueshëm dhe me një përpjekje për shtrembërimin e fakteve lidhur me pasojat që i prodhon ky vendim. Vendimin destruktiv të Mimozës AmCham-i mundohej ta mbronte në mënyrë krjet të paarsyeshme duke gënjyer se ky qenka në harmoni të plotë me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe me marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Pse duhej AmCham-i të jetë kaq i shqetësuar duke e mbrojtur vendimin kundërthënës të një gruaje të tyre dhe njëkohësisht duke i akuzuar deputetët që ia kishin mbledhë betë kryeneqes, mafiozes dhe sherr budallicës llaskuce anti-shqiptare Mimoza Kusari? Përgjigjen e siguroj koha kur pas 2-3 ditëve të këtyre qëndrimeve skandaloze të AmCham-it që mbështeste luftën kundër çimentos nga Shqipëria, ndodhi kjo: Titan Group nga Maqedonia po sillte çimento të gatshme nga Maqedonia në fabrikën e tij Sharr Cem në Kosovë dhe në doganë e deklaronte si lëndë të parë për tiu shnagur ngarkesës doganore prej 35 për qind që Mimoza e kishte bërë praktikë me vendim i cili në realitet duhej të zbatohej vetëm kundër çimentos nga Shqipëria për ta dëmtuar Kosovën dhe Shqipërinë njëkohësisht, e në anën për ta ndihmuar ilegalisht Maqedoninë.
Pas zbulimit dhe bërjes publike të skandalit, AmCham-i i ka paluar veshët. Mirëpo, këtë nuk duhet ta lëmë të hesht në këtë formë dhe duhet ti kthehemi për të kërkuar disa sqarime të forta nga kjo organizatë. Lexoni me kujdes edhe këtë pjesë të qëndrimit të poshtër nga AmCham-i: Ajo që është më shqetësuese për Odën Amerikane është mënyra e referimit të kompanive edhe ashtu të pakta prodhuese vendore në baza nacionale. Sipas ligjit në fuqi në Kosovë investitorët e huaj gëzojnë trajtim të njëjtë me bizneset vendore dhe çfarëdo përpjekje për të diferencuar investitorët e huaj mbi baza etnike do të dëmtojë imazhin e Kosovës si vend për të bërë biznes.
Me baza nacionale dhe diferencim mbi baza entike AmCham-i nënkupton rastet kur secili që nuk pajtohet me ndonjë diskriminim të hapur kundër Kosovës, ai etiketohet si racist, nacionalist, diskriminues në baza etnike e të ngjashme. Vetëm ata shqiptarë që favorizojnë diskriminimet e kombeve tjera kundër shqiptarëve (sikur të maqedonisë kundër Kosovës me çimento), sipas AmCham-it janë shqiptarë të mirë siç ishin dikur të ashtuquajturit poteni iptari (shqiptarët e ndershëm) e Millosheviqit. Sipas këtyre promovuesve të shoqërisë shumë-etnike, eksporti i rregullt i çimentos nga Shqipëria për në Kosovë është diferencim mbi baza etnike që dëmton imazhin e Kosovës si vend për të bërë biznes, kurse kontrabanda e të njëjtit mall nga Maqedonia e bënë të kundërtën, sepse janë të nacionalitet tjetër! Ky lloj promovimi i detyrueshëm i shoqërisë shumë etnike gjoja si vlerë e demokracisë amerikane, është proces i shpërlarjes së trurit për tu pajtuar edhe me domosdoshmërinë e krimeve makabre siç ishte therja e Dino Asanajt, ish-kryetar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shtetas amerikan, dhe ish-përfaqësues i UÇK-së për SHBA.
Ambasadës së SHBA-së, USAID-it dhe AmCham-it gjersa u interesojnë edhe punët private dhe intime të individëve në Kosovë, nga kush guxon të kontrabandoj Kosova çimento e nga kush nuk mund të importoj, nuk u intereson fare nëse dikush apo kushdoqoftë ua therë në fyt dhe i bënë sallatë me thika shtetasit e tyre në Kosovë nëse janë shqiptarë. Ekziston një bindje e fshehur e përfaqësuesve të SHBA-së këtu në Prishtinë për personat si Dino Asanaj se ky kishte një njollë të fortë nga e kaluara si përfaqësues i UÇK-së të cilën SHBA njëherë e pat quajtur terroriste. Dino Asanaj ishte më tepër një amerikan i adaptuar (jo vetëm me nënshtetësi) se sa shqiptar. Mbtyja dhe varrosja e tij me shpejtësi marramendëse (brenda 24 orëve) pa iu bërë autopsia e duhur dhe etiketimi poshtërues se ai ka bërë vetëvrasje duke e therrur veten me thikë plot 11 herë (9 herë në trup e 2 herë në fyt), ia ka ngjallur frikën tërë popullsisë se në çfarë përmasash ka evoluar krimi dhe terrorizmi institucional në Kosovë. Po cili ishte reagimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj vrasjes me thika të shtetasit të tyre. Kurrfare. Ata ishin të zënë rreth kontrbandës me çimento. Shumë bukur e pat përkufizuar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndërhyerjen e gjithanshme të ambasadorit Dell në punët që nuk i përkasin: Ambasadori Dell moti e ka braktisur profesionin e ambasadorit.
Përfundimi kryesor që del nga kjo aferë me çimento, është se gjersa edhe shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare e inkuarjojnë integrimin ekonomik rajonal, në këtë rast të Kosovës dhe Shqipërisë për flitet në të dyja anët e kufirit se duhet të ndodh edhe integrimi politik, pengesa kryesore e këtij integrimi na del brenda Kosovës. Në të kaluarën pushtuesit e ndryshëm kishin bërë integrimin e Kosovës me Shqipërinë meqenëse ishin të vetëdijshëm se këto janë dy pjesë që duhet ti përkasin një trungu të përbashkët. Bashkimi i shumicës së territorit të Kosovës me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore ende quhet nga historianët pushtim edhe pse Kosova ishte e okupuar nga Jugosllavia dhe ndarë nga Shqipëria. Rindarja erdhi përsëri pas luftës.
Shkaktarët e asaj rindarje ende mbeten të diskutueshëm. Tani është riaktualizuar ribashkimi. Ka edhe iniciativa të jashtme për nxitjen dhe mbështetjen e tërthortë të këtij bashkimi nga SHBA dhe BE nëprmjet programeve për integrimeve ekonomike rajonale, por ja që dikush brenda vendos pengesa të panevojshme. Është rritur dukshëm numri i shqiptarëve që janë në favor bashkimit si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Dhe kanë arsye të fortë; janë një komb, kanë një gjuhë, një flamur, një traditë dhe një kulturë. Mirëpo, kur është në pyetje oprtunizmi dhe përfitimi individual apo klanor, janë shumë efikas kundër integrimit ekonomik të pjesëve përbërëse të tyre. Oportunizmi në kuptimin e dialektit Gegë që është më i përhapur në Kosovë, do të thotë veç kqyrin me ta lshu.
Një prej tyre është Mimoza që na e lshon për interesat e saja personale. Prandaj, që të jemi serioz sa duhet, nuk duhet të tregohemi aq tolerant të budallt, por tia lëshojmë Mimozës seriozisht, dhe ky rast të shërbej si mësim i mirë për ata që janë ithtarë të ingerimeve ekonomike rajonale dhe evropiane. Pa integrime ekonomik të shqiptarëve nuk ka as integrim evropian. BE-ja qëllimisht e ka lënë Kosovën pa liberalizim të vizave shkaku i pushtetit dhe manipulimit të pakufizuar që po e bëjnë me të Ambasada e SHBA-ve, USAID-i, AmCham-i dhe shoqëruesit e vendimeve të tyre.































Më të komentuarat