Të tjerë

 

Studenti pėr Universitetin

Prishtinë, (Flamur Pireva) 31 Maj 2012 07:41

Nė retorikėn demagogjike nga njerėz tė pushtetit aktual, vazhdimisht dėgjojmė se si studentėt qenkan pjesa mė vitale e shoqėrisė. Kėtė vitalitet ata po e ngulfasin aq shumė saqė edhe pse ka tendencė nga tė rinjtė tė studiojnė , ne sot nuk kemi hapėsirė dhe literaturė tė mjaftueshėme, e qė rrjedhimisht kemi shumė pak studentė nė kuptimin e plotė tė fjalės.

Siç duket ata e kanë harruar epitetin e emrit student. Ata e duan studentin servil, prandaj bëjnë thirrje kundër politizimit të Universitetit dhe studentit. Ata kanë ngatërruar shumëçka, sepse janë të ngatërruar ndërvete, ata kanë ngatërruar kuptimin e partizimit me politizimin, sepse ata janë të partizuar, por jo të politizuar.

Ata punojnë për ngritje të individëve të privilegjuar, sepse ata nuk kanë besim në kolektivitet. Pikërisht, ata nuk merren me problemet kolektive, sepse ata merren vetëm me problemet e tyre individuale. Ata kanë harruar epitetin historik të studentit, sepse e kanë harruar studentin dhe historinë. Ata kanë frikë nga organizimi i të tjerëve sepse përmes organizimit atyre ua shkatërron sistemin e organizuar të krimit e korrupsionit . Ata dinë të kërcënojnë sepse po ndihen të kërcnuar.

Muajve të fundit Mujë Rugova po ndihej i rrezikuar në bunkerin e tij. Atë tashmë po e vizitonin shumë studentë.

Ne aktivistët e Lëvizjes Studenotre për Barazi-Studim Kritikë Veprim si dhe studentë të vetorganizuar (studentët e Fakultetit të Arteve) po paralajmëronim Rektoratin që ne nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona, dhe mos përmbujshja e tyre është injorim ndaj kërkesave elementare të studentëve.

Siç duket tanimë për këtë është i vetëdijëshëm ky rektor.

Ai dhe shumë të tjerë dikur ishin të befasuar, dhe vazhdimisht befasohesoheshin kur në aktivistët e SKV-së nëpërmjet mediave ngritnim vazhdimisht çështje dhe afera të mëdha korruptive që po bëheshin brenda Universitetit të Prishtinës , duke dërguar edhe deri në prokurori një sërë dokumentesh si material i mundshëm për fillimin e hetimeve në UP.

Duke parë intensitetin e shpejtë të rritjes së organizatës, seriozitetin , punen, vullnetin dhe gatishmërinë e studentëve që të reagojnë kundër padrejtësive të shumta që po ndodhnin, rektorati filloi të ndihej në rrezik.

Në ditën kur të gjitha organizatat studentore ishin thirrur nga Rektorati për tërheqjen e numrit rendor në fletëvotimin e zgjedhjeve, Rektorati shfaqi të vërtetën e tij me dhunë policore brutale, duke u shndërruar në Rektorat Policor, ku u arrestuan 18 studentë, u lënduan 2 studente dhe u fyen në mënyrat më banale studentët e UP-së. Ngjarje të tilla ndodhën edhe në Tunizi dhe Egjipt, pak kohë para se pushteti dhunues të rrëzohej. Brenda një jave ndodhi që Rektorati Policor me dhunën e tij ta diskreditoj Universitetin e Prishtinës, ndërsa studentët t’i kthejnë hapësirat e Rektoratiti në hapsira publike në shërbim të studenteve duke organizuar aktivitete si filma, muzikë, lexim e diskutime të ndryshme.

Dikush mund të thotë që këta studentë e okupuan rektoratin për mëse një ditë, por në fakt ne e çliruam Rektoratin nga bunkerizimi dhe nga punëtorët zyrtarë të korruptuar, gjatë kohës sa qëndruam në atë vend.

Duke e parë konsekuencën e vazhdueshme të studentëve për të mbrojtur të drejtën e tyre, Ministria e Arsimit u detyrua të merret me vendimin e dhënë nga rektortorati për moslejimin e pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare studentore për dy studentët, Rron Gjinovci dhe Durim Jasharaj.

Organizimi ynë studentor, presioni i vazhdueshëm e bëri të mundshme të shqyrtohet rasti i tyre, dhe që sipas Rregullores, Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë që të dy kishin të drejta të barabarta me të tjerët në pjesmarrje në zgjedhje.

Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, erdhi publikisht na e dha vendimin. Duke u munduar ta shfajësojë kolegun e tij Mujë Rugovën, ai tha që në këtë rast nuk ka rendesi kush ka bërë gabim, dhe se historia ndonjëherë duhet të harrohet.

Ne, aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi- Studim Kritikë Veprim, jemi të vetëdijshëm se suksesi ynë është rezultat konkret i angazhimit tonë, i besimit tek e vërteta dhe lufta për të, dhe jo tek mirëkuptimi a dashamirësia e ministrit. Ne e dimë se dallimi fundamental nuk është midis rektorit Mujë Rugova dhe ministrit Ramë Buja, por midis pushtetit shtypës e të korruptuar që i ka futur duart në çdo pore të shoqërisë, edhe në UP, dhe qytetarit, studentit, punëtorit që e vuan këtë gjendje në lëkurën e tij; midis pushtetit që mbjellë injorancë sepse nuk i konvenon dija, ajo do ta zbulonte të zhveshur të vërteten e këtij pushteti, dhe studentit që kur mëson gjendjen e tij, është veçse kundër autoriteteve që ruajnë këtë gjendje. Kundër policisë së armatosur, por edhe kundër policisë me kostume, policëve intelektualë që nuk janë të paktë brenda UP.

Në ditët e bllokimit të rektoratit ne po shpalleshim student, kështu duke ia kthyer epitetitn studentor studentit, dhe duke e bërë të qartë që, padrejtesia diku, është kërcnim për drejtësinë kudo.

Flamur Pireva, aktivist i lëvizjes

 


Më të komentuarat