Të tjerë

 

Zotėri Pacolli, dorėheqja juaj ėshtė e moralshme

Prishtinë, (Ali Hertica) 28 Maj 2012 08:27

Bahgjet Pacolli siē shihet nuk mund ta dojė Kosovėn, mė shumė se parat qė i sjellin bizneset e tij. Se ėshtė kėshtu kjo madje mund tė shihet se bizneset e tij kanė gjetur vend propagandistik edhe nė web faqen zyrtare tė kabinetit qeverisės. Ai madje edhe gjatė lobimit ( lexo: tė biznesit personal) qė ka bėrė tash e sa kohė, tash i kėrkon shpenzimet qė i ka shpenzuar. Bamirėsia e tij mbulohet nga kamata qė merr nga bankat, gjithandej botės. Ēka mund tė thuhet pėr njė dhėndėr tė Rusisė Putin-iste, siē ėshtė Behgjet Pacolli. Komenti ėshtė i tepėrt. E pra ky ėshtė bashkėpunėtori mė i afėrt nga tė gjithė anėtarėt e kabinetit qeverisės tė z. Hashim Thaēit. Pėr qėllime private, ai shėrbehet me web faqe zyrtare tė kabinetit qeverisės.

Ditë më parë, respektivisht më dt. 21 Maj 2012, në të përditshmen “Kosova Sot” është publikuar shkrimi ku bëhej fjalë për zëvendëskryeministrin (lexo: Bexhet Pacolli i cili e shfrytëzon faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, për t’i promovuar bizneset e tij private. Se vërtetë ai e reklamon biznesin e tij në ueb faqen zyrtare mund të shihet në këtë adresë elektronike: http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,6,2038. Ndërkaq në ueb faqe: (http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/pacolli-i-reklamon-bizneset-ne-uebfaqen-e-qeverise) që citon gazeta dhe ueb faqja e kësaj gazete, shihet se z. Pacolli fletë për kompanin e tij “Mabetex Group”, pastaj hotelet e tij “Swis Diamond”, që ndodhet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Lugano të Zvicrës, dhe shumë biznese të tjera”.

Çka mund të thuhet tjetër për zëvendëskryeministrin e parë Behgjet Pacolli, për veprimet e tij keqpërdoruese? Si duket ai për interes të buxhetit – pasurisë personale, pa fije turpi shërbehet me web faqen zyrtare të kabinetit qeverisës. Ai kohë më parë kishte kërkuar nga qeveria që edhe parat e shpenzuara në emër të “lobimit për njohje të reja të Republikës së Kosovës”, t’ia kompensojë Qeveria e Kosovës, duke harruar se kishte deklaruar se “lobimin për njohje të reja të Kosovës”, do ta bëjë me parat e t’ia personale.

Parat që i ka deklaruar si pasuri të vetin, nga bankat merr komat marramendëse, dhe me ato para kryen disa punë bamirësie, çka dhe si mund të komentohet kjo gjë, aq më tepër kur me këto para ai edhe meremeton objekte çfarë është xhamia, e Llapit në Prishtinë.

Zaten ai në shenjë të simpatisë dhe afërsisë që ka me popullin e Rusisë, ka martuar një zonjë nga Rusia, realisht asgjë të keqe nuk ka me atë martesë, dashuria nuk njeh kufij dhe largësi, por ai këtë e ka bërë vetëm e vetëm që autoritetet e Rusisë të kujtojnë se dhëndëri i tyre do të shërbejë në të mirë të tyre. Se vërtetë është kështu ai kohë më pare ka hyrë në politikë ku me statusin e një politikani angazhohet për qëllime që vetëm ai i din. Zaten ai kohë më pare kishte deklaruar për një gazetë serbe të Beogradit: Të gjitha rrugët e Kosovës shpijnë kah Beogradi, shih foton dhe shkrimin përcjellës tek www.pashtriku.org:

...intervistohet nga gazeta ”Nedelnji Telegraf”, dhe ja se çka ka deklaruar për këtë gazetë serbe: Lexoni: Behgjet Pacolli - Kosovo ne mozhe bez Serbije, ( Fati i regjionit është në duart e Beogradit - Kosova nuk mundet pa Serbinë!“) pastaj: Nemam politicke ambicije, për të vazhduar: Srbija je rotor razvoja jugoistocneevrope (…) Ekskluzivno Pacolli … Nisam covek rata. Mojih milijardu i devetsto miliona dolara ulazhem u miru …. “Poslednji susret sa Milosevicom - HOLBRUK JE NAPRAVIO LOSH POSAO NA BALKANU” !!! NO COMENT!

( Moderatori i pashtriku.org, 12. 02. 2011)

Duke u mbështetur në “pastërtinë” e veprimeve të tija politike dhe jo vetëm politike, atëherë në qoftë se ka pak moral njerëzor, atëherë unë i sugjerojë të jap dorëheqje nga politika në përgjithësi. Fundja ai e kreu detyrën e tij, ja shikoni edhe emrin e hotelit Iliria, ia ndërroi dhe e pagëzoi me një emër që asgjë të përbashkët me shqipen dhe kulturën shqiptare nuk ka.

 


Më të komentuarat