Të tjerë

 

Politika e Jashtme, torzo!?

Prishtinë, ((Skënder Berisha)) 27 Maj 2012 19:56

Republika e Kosovės ėshtė pranuar nga 90 shtete tė botės. Nė politikėn ditore i shquajmė si “shtetet mė tė fuqishme tė botės”, “demokracive mė tė pėrparuara”, “shtetet mė tė zhvilluara nė botė” apo “shtetet perėndimore”.

Hiç “dyluftimin” politik për kontributet e njohjes, anashkalimet e qëllimshme politike sikundër zvogëlimin e qëllimshëm të disa kontribuuesve (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Shqipërisë...) vala e njohjeve pritet të shtohet në 100 gjatë këtij mandati të koalicionit aktual qeveritar. Shtrirja gjeografike e korpit diplomatik të Republikës është impozante, nga ShBA, Evropë, deri në Japoni. Gjithsej 20. I ngjashëm me Malin e zi por pa Kinë e Rusi. Diplomaci e shtrirë për zili kur dihet se Suedia mbylli disa ambasada në Ballkan si pasojë e limiteve buxhetore.

Ligjet që disponon Ministria e punëve të jashtme, në pajtim të të cilave vepron dhe ushtron përgjegjësitë e tyre janë demokratike, perëndimore. Plot të drejta. Por, ku mbeten obligimet në këtë mes! Cili është përfitimi i matshëm nga kjo diplomaci në favor të Republikës. Shih, struktura e ambasadorëve e konsujve, vrojtuar nga biografia dhe integriteti- dominojnë ojq-istët, përkthyesit.

Ankesa merret si armë të mbrojtjes së vaktësisë së veprimit apo mosveprimit absolut- ankohen me: s kemi objekte, s kemi kushte, s kemi buxhet. Por, asnjë nga ambasadorët nuk e liron vendin- mbajnë vendin si ambasador e janë pa kushte!!!

Me disa diplomatë e konsuj, jo vetëm Kosova po mbarë kombi mund të krenohet, por disa prej tyre nuk meritojnë të jenë as asistent ambasadash. Jo për anglishten e tyre e cila mund të jetë e fituar edhe me truke si zakonisht apo trukimeve gjatë intervistave, apo të ketë gëzuar përkrahjen politike, 50:50, por disa prej tyre kanë mbetur ende përkthyes të dobët.

Disa ambasador e kanë fituar postin sikur “shtatshën në loto”. Vetëm kishin llozin, se si e ku e kishin blerë- vetëm Zoti e di. Disa dihet se kanë padronët e fortë derisa ishin përkthyes, ndonjërit prej tyre udba ia shtroi rrugën. Ndonjëri edhe ishte shok me ta, apo shoqëroheshin me ndonjërin nga ta si punë profesioni apo krijimi të opinionit dje, por për fat të keq po krijon opinion edhe sot- edhe në diplomaci. Në mes të kryeqytetit të Republikës.

Ndonjë ambasador, për fat të keq nuk di të shkruaj një fjali të thjeshtë pa gabime drejtshkrimore, shqip kuptohet. Disa i fal historia që kanë pranuar të jenë ambasador. Përball kësaj laramanie, mish-mashi politik, konglomerati interesash, varietetesh “e politikanësh pa atdhe”, që përbëjnë diplomacinë e Republikës së Kosovës, mund të shtrojmë disa pyetje themelore:

Cilat janë detyrimet e ambasadorëve përball ekonomisë nga e cila marrin paga, mbase a përbën element të performansës së tyre dobia ekonomike nga aktiviteti i tyre diplomatik?

Cili është kontributi i ambasadorëve të Republikës së Kosovës, për sjelljen e investitorëve në Kosovë, hiç disa tryeza kot dhe pa asnjë fryt.

Cili është rroli i ambasadorëve të Republikës së Kosovës nëse jo sjellja e investitorëve dhe palëve të cilat përbëjnë interes ekonomik, diplomatik, kulturor, madje edhe historik për Republikën e Kosovës dhe popullin shqiptar duke ndryshuar gjendjen të cilën e gjetën.

A po përmbushen detyrimet e diplomacisë së Republikës së Kosovës, derisa diplomatët e konsumojnë pa pra ligjin për të drejtat e shërbimit të jashtëm dhe cila është dobia e Republikës nga diplomatët aktual të Republikës? Pyetjet nuk kanë të sosur.

Por, a kemi ambasador të nivelit të detyrës, me ndërgjegje kombëtare e shtetformuese, në lartësi të detyrës e përgjegjësisë, me akribi diplomatike me kontribut e saktësi të kontributit strukturor të ideve, kapitalit dhe zhvillimit të shtetit nga i cili marrin paga. Po, është ndonjëri edhe i dobishëm. Por këtë duhet ta shquajnë drejtuesit e këtij dikasteri. Ta njoh qytetari diplomatin e vet të suksesshëm me përfitimin konkret. Mbase është kohë ideale që Ministri të përvijojë jetësimin e idealit të vet për të qenë profesor universiteti ndërsa diplomacinë ta liroj nga kjo sakrificë personale në dëm të karrierës së tij universitare. Madje kjo po i shkakton dëme kolaterale akademike. E gjithë kjo është pasojë e “sukseseve dhe rezultateve” që po ngjajmi...

 


Më të komentuarat