Rendi Kushtetues dhe Arrestimet Politike: Kush u Poshtėrsua?
Prishtinë, (Faton H. Bislimi ) 02 Prill 2012 11:33Fotot e publikuara tė arrestimit tė dy zyrtarėve policorė tė Kosovės ishin rėndė tė shikoheshin, edhepse ne shqiptarėt e Kosovės jemi mėsuar me pamje tė tilla, vecanerisht gjatė sundimit serb mbi Kosovė. Mirėpo, pamje tė tilla tė arrestimit dhe pėrtokjes sė zyrtarėve policorė tė shtetit tone, nuk kemi parė ndonjėherė. Jo qė nuk kemi parė, por edhe sikur tė kishim parė, tė paktėn nuk do tė kishim besuar e as pritur se arrestuesit nė kėtė rast do tė ishin police serbė. Kjo ėshtė pėr tu habitur, apo jo?! Po edhe jo.
Po nëse kihet parasysh fakti që Kosova është shtet dhe duhet e mund të veprojë si e tillë; nëse merren si të njëmendëta marrëveshjet Beograd-Prishtinën nën mbikqyerjen e BE-së; nëse kihet parasysh fakti se Serbia është një shtet kandidat për anëtarësim në BE.
Jo nëse kihet parasysh se cilët janë serbët në të vertetë; nëse përkujtohet historia e re e Kosovës dhe krimet e tyre kundër shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon; nëse njihet taktika e tyre politiko-diplomatike që thonë një gjë dhe e bëjnë të kundërtën vazhdimisht; nëse mbahet mend ultranacionalizmi dhe racizmi që ndejnë ndaj shqiptarëve, etj.
Pas publikimit të lajmit për arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët serbë dhe vecanerisht pas publikimit të fotove të të arrestuarëve përtokë nën tutelën e automatikëve serbë, nuk munguan reagimet e Prishtinës e ajo që më bëri përshtypje më shumë ishin reagimet e shumëta të qytetarëve të Kosovës përmes rrjeteve sociale online. Ata ishin të mllefosur, ndiheshin të fyer, të poshtëruar. Dhe, me të drejtë!
Mirëpo, ajo që nuk duhet harruar është së policët kosovarë ishin në kryerje të detyrës së tyre zyrtare në mbrendësi të kufirit të Kosovës. Ata ndoshta edhe kanë mundur të mos i bindeshin urdhër-ndalesës së policisë së Serbisë dhe të shprenin armët kundër tyre. Dikush ta kishte quajtur këtë akt trimëri, e Serbia me propagandën e saj, kogja të fuqishme mos të harrojmë, do ta kishte cuar një botë të tërë në këmbë duke e cilësuar e prezantuar një akt të tillë si agresion të hapur, të armatosur e të drejtpërdrejt të Kosovës ndaj zyrtarëve serbë. E me gjasë, në sferën ndërkombëtare Prishtina mandej do të humbte ne imixh dhe përkrahje.
Fakti që policët kosovarë nuk rezistuan, i dha mundësi Serbisë, e vecanerisht Ministrit të Punëve të Brendëshme, Dacic, që botërisht të tregojë nivelin e ultë që ai ka si individ, dhe urrejten e mbjellur shpirtërore që Serbia ka ndaj shqiptarëve. Dalja e një ministri të një shteti kandidat për anëtarësim në BE në një conference për shtyp dhe mburrja e tij me foto të tilla të arrestimeve të pabaza por komplet politike, tregon nivelin e ultë të politikës serbe dhe mbi të gjitha poshtëron ata e jo policët kosovarë e as Kosovën.
Të mburresh se ke përulur për tokë dy zyrtarë policorë gjerësa i ke mbajtur ata nën tutelën e automatikut nuk është gjë tjetër vec shprehje e urrejtjes së cmendur që ke ndaj shqiptarëve në këtë rast. Është akt që nuk ka vend të institucione të një vendi të quajtur demokratik e aq më pak të një vendi me candidature për anëtarësim në BE. Kjo poshtëron Serbinë, por atyre u ka humbur marrja moti kohë, kështu që nuk është cudi të mos ndihen të poshtëruar. Mirëpo, ky akt, poshtëron edhe BE-në pasi që është BE-ja ajo që po ia mundëson Serbisë krekëzimin e tillë, sepse përkundër gjithë shkatërrimit që ka shkaktuar në Ballkan, Serbia ende ka lëmoshën e BE-së. E sa më gjatë të vazhdojë kjo lëmoshë e BE-së kundrejtë këtij shteti keqbërës, aq më shumë do të krekëzohet Serbia dhe aq cmim më të lartë do të paguaj një ditë BE-ja për këtë.
Sa i ulët që ishte ky akti i fundit serb kundër Kosovës, aq më i ulët ishte edhe arsyetimi se këto arrestime kinse po bëhen për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë. E kuptohet, kjo thuhen në kontekstin se, sipas Sërbisë, Kosova ende konsiderohet pjesë e saj. Mirëpo, pyetja që duhet bërë Dacic-it është se a thua cfarë do të ndodhte sikur Kosova të vendostë të prangoste gjithësecilin brenda kufijëve të saj të thyen rendin kushtetues të Kosovës?
Sikur të vendoste Kosova të arrestonte secilin që thyen rendin kushtetues të Kosovës, atëherë, pike së pari do të krijohej kogja punë në ndërtimtari. Kosova do të duhej të ndërtonte burgje e burgje të tëra për të akomoduar të gjithë të prangosurit nën këtë pretekst. Pse? Sepse, thuajse të gjithë serbët e Kosovës do të duhej arrestuar sepse ata janë në vazhdimësi thyes të rendit kushtetues të Kosovës. Shumica e tyre nuk njohin institucionet e Kosovës, nuk i përmbushin obligimet e tyre si qytetarë të Kosovës, etj.
Që nga Prishtina e deri në Beograd, Kosova do të mund të shtronte rrugen me foto të serbëve të Kosovës që do të mund të prangoseshin me arsyen se e thejnë rendin kushtetues të Kosovës. A thua si do të ndjehej Dacic-i atëherë?!
Veprimet e tilla të Serbisë tregojnë në vazhdimësi brendësinë e tyre të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve; pamundësinë e tyre të tejkalojnë të kaluarën dhe ambicijen për Serbi të Madhe; ultranacionalizmin dhe racizmin që e kanë si bukën e gojës.
Përhajr BE se ke bërë zgjedhje të duhur po ofron ndaj vetës një gacë të mbuluar që do të të djegë edhe ty ashtu sic i ka djegur të tjerët në rajon. Beogradi zyrtar fytyrën e ndërron, por zanatin e dinakërisë kurrë nuk e harron. Andaj, në vend se ti ofrohej karrota nga BE, atij duhej ofruar shkopin mbi kokë deri sa të shpaguante të gjitha dëmet e luftërave që ka bërë në Ballkan, duke përfshirë edhe zbardhjen e fatit të mijërave kosovarëve për të cilët ende nuk dihet gjë. Eventualisht, pas nja tri-katër dekadave me shkop mbi kokë, ndoshta, ndoshta, Beogradi do të merrte një mësim dhe do të ndryshonte për së miri. Ndoshta!
* Autori është profesor i ekonomisë dhe politikës në Mount Saint Vincent University dhe studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në Dalhousie University në Halifax, Canada.































Më të komentuarat