Letėr e hapur pėr Kryeministrin
(Halil Xani) 19 Tetor 2011 08:06Njė rrugė tė cilėn mezi e "nxorėm" me protesata para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės para 7-8 vitesh, pati filluar tė ndėrtohet ( pėr faqe tė zezė) para gjashtė vjetėsh, por nuk ka pėrfunduar ende. Gjatė gjithė kohės jemi fajėsuar pa tė drejtė kinse ne po e pengojmė ndėrtimin e kėsaj rruge, por e vėrteta ėshtė se as sot e kėsaj dite pronarit tė shtėpisė, Gani Kabashit, ende nuk i ėshtė dhėnė asnjė cent pėr shtėpinė e as njė garancion se do t'i kompensohet. Komuna jonė qė shtroi nė asfalt edhe rrugėt e rrugicat e fshatrave mė tė largėta malore as qė provoi ndonjėherė ta ndėrtojė rrugėn tjetėr tė fshatit qė lidhė disa lagje me shkollėn, me tregun, me qytetin dhe me botėn e njėkohėsisht edhe fshatrat tjera qė patjetėr duhet tė kalojnė kėsaj rruge.
Jungjatjeta zotëri Kryeministër, Hashim Thaçi!
Jam Halil Xani nga Polaci i Skenderajt. Ju shkruaj në emër të bashkëfshatarëve të mi të cilët në mungesë të rrugës janë të izoluar nga bota. Një rrugë të cilën mezi e "nxorëm" me protesata para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës para 7-8 vitesh, pati filluar të ndërtohet
( për faqe të zezë) para gjashtë vjetësh, por nuk ka përfunduar ende. Gjatë gjithë kohës jemi fajësuar pa të drejtë kinse ne po e pengojmë ndërtimin e kësaj rruge, por e vërteta është se as sot e kësaj dite pronarit të shtëpisë, Gani Kabashit, ende nuk i është dhënë asnjë cent për shtëpinë e as një garancion se do t'i kompensohet. Komuna jonë që shtroi në asfalt edhe rrugët e rrugicat e fshatrave më të largëta malore as që provoi ndonjëherë ta ndërtojë rrugën tjetër të fshatit që lidhë disa lagje me shkollën, me tregun, me qytetin dhe me botën e njëkohësisht edhe fshatrat tjera që patjetër duhet të kalojnë kësaj rruge.
Zotëri Kryeministër, Ju ishit në fshatin tonë në zgjedhjet e fundit. Ne Ju pritëm me shpresë se do të na dëgjoni pak minuta, por pasi na thatë: Dilni në votime edhe më shumë se herën e kaluar dhe na votoni neve, Ju u larguat dhe më kurrë nuk Ju pamë në këto anë.
Ne nuk e kemi vetëm hallin e rrugës. Nuk kemi as ujë të pijes, as kanalizim, as objekt shkollor, as
E dimë Z. Kryeministër se keni shumë punë. E dimë se vërtet jeni të zënë. E dimë se pak mund të ndikoni edhe tek udhëheqja komunale e Skenderajt, por Ju lutemi, gjeni pak kohë dhe eni ta shikoni me sytë tuaj padrejtësinë që na është bërë që nga paslufta dhe askush nuk e din arsyen PSE?
Respect
Polac-Skenderaj
*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.































Më të komentuarat