Pse po heshtin Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese?
Prishtinë, ((Abdullah Prapashtica)) 18 Mars 2012 19:49PĖR TĖ MASHTRUAR OPINIONIN, KUVENDI NXORRI REZOLUTĖN KUNDĖR ZGJEDHJEVE NĖ VERI, NĖ VEND SE TĖ NXJERR REZOLUTĖN KUNDĖR FUSNOTĖS SERBE
Me cilëndo kushtetutë botërore nuk ka mundësi që cilado qeveri që del nga republika parlamentare, të miraton e zbaton marrëveshje me shtete armike, pa ratifikimin e atyre marrëveshjeve nga parlamenti dhe pa u verifikua nga Gjykata Kushtetuese.
Një nga detyrat kryesore të parlamentit është edhe shqyrtimi, refuzimi apo miratimi (ratifikimi) i marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale që i realizon qeveria në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po shihet çart se me marrëveshjen e imponuar nga diktatura e Brukselit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që solli FUSNOTEN serbe, me Rezoluten 1244 brenda dhe me emrin e Republikës e Kosovës jashtë, ishte në kundërshtim edhe me ketë Kushtetutë çfarë është Kushtetua e Ahtisarit, e në të cilën bëjnë be e rrëfe qeveria dhe parlamenti i Republikës së Kosovës.
Miratimi i FUSNOTES serbe me 1244 brenda e me emrin e Republikës jashtë, juridikisht e kthen sovranitetin e Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Me këtë faktikisht dhe juridikisht ju dha leja Serbisë që të mban edhe zgjedhjet e veta brenda Republikës së Kosovës. Kështu si u nxor pastaj REZOLUTA KUNDËR ZGJEDHEJVE NË VERI, jo vetëm se kjo është një farsë e mashtrim për opinionin, por dëshmon dhe për mos njohje elementare te rendit juridik dhe për pa aftësi elementare për të udhëheq shtetin.
Prandaj nëse është dashur të pengohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, atëherë është dashur të nxjerrët rezoluta mbi anulimin e tera marrëveshjeve mes Grupit për Negociata me Serbinë (GNS) dhe shtetit armik Serb nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Parlamenti i Republikës se Kosovës me aktin e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, do të duhej një herë e përgjithmonë t´a shfuqizonte vet Rezolutën 1244 në territorin e Republikës se Kosovës, sepse pavarësia e as një shteti nuk vjen nga OKB por vetëm nga vet popujt e atyre vendeve qe krijojnë shtet e veta.
Por, Qeveria e Republikës se Kosovës me diletantizmin e Edita Tahirit e riktheu vet Rezolutën 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë. Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës në vend se te reagojnë energjikishtë dhe që të hedhin posh në mënyrë kategorike këtë marrëveshje, ata i futen veshtë në lesh dhe tani merren me rezoluta për ndalimin e atyre zgjedhjeve që i kanë pranua vet me FUSNOT në Bruksel. Kjo nuk mund te arsyetohet me presion nga miqtë ndërkombëtar, sepse ata që juridikisht e kthejnë Republikën e Kosovës para 1999 nuk janë miq tan por miq të Serbisë.
Kur Qeveria me mekanizmat e vet nuk parandalon apo nuk anulon arritjen e marrëveshjeve të dëmshme për vendin ton, nga ndonjë grupi qeveritare apo të ndonjë pjesëtari të qeverisë, atëherë reagon Parlamenti dhe anulon marrëveshjet e tilla te dëmshme. Nëse parlamenti nuk reagon, si ndodhi ne këtë rast, menjëherë duhet te reagon Gjykata Kushtetuese, sepse këtu është fjala për shkelje fundamentale të sovranitetit të vendit. Kur të dështojnë tërë këta mekanizma shtetëror, atëherë reagon opinioni.
Opinioni reagon kështu si reagoi duke ju kundërvu në mënyre masive kësaj marrëveshje antikombëtare dhe antishtetërore, edhe përmes të shkrimeve edhe përmes të anketave të shumta, ku shihet se shumica absolute e popullatës është kundër kësaj marrëveshje me Serbinë. Kjo është rruga demokratike e vendosjes për fatin e vendit, dhe nëse institucionet nuk i korrigjojnë qëndrimet e veta duke e respektua demokracinë, atëherë fillojnë demonstratat me kërkesa për shkarkimin e këtyre institucioneve në rruge demokratike, duke thirrur zgjedhje të reja nga te cilat ju përjashtohet pjesëmarrja e atyre që kanë shkelur sovranitetin e vendit dhe kanë sjellë në zgjedhjen të parakohshme.
Nëse as pas demonstratave paqësore këto institucione nuk organizojnë zgjedhje të reja, atëherë populli me nuk del në demonstrata dhe ai me këtë tregon se me nuk beson ne zgjedhje demokratike të çështjes. Atëherë populli behet gati për mal. Keni kujdes pra, e mos e nxjerrin popullin ne mal, se atëherë më nuk ka zgjedhje paqësore.
Kam droje se këto Institucione aktuale (Parlamenti, Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese) nuk do ta kuptojnë ketë apel. Ky dyshim i imi bazohet edhe ne përvojën me te re me këto Institucione kur ato deklarojnë se nuk i lëshojnë pe Serbisë, dhe nuk kalon as java dhe ata i han fjalët e veta. Rasti konkret është embargoja e reciprocitetit me Serbinë, emri i Republikës e etj. Opinioni e dine ketë ngjarje dhe nuk ka nevojë qe ta përshkruaj, Por, mund të konstatoj se ato u treguan se janë pro serbe, sepse vepruan sipas interesave të Serbisë dhe ne dëme të Republikës së Kosovës.
Këto Institucione shpesh tregohen të pamëshirshme brenda llojit të vet (edhe mes partive të ndryshme edhe brenda vet partive të tyre) duke mos i lëshuar pe njeri tjetrit ne as një drejtim, por para ndërkombëtarëve sillen me përulje deri ne turp . Nga ana tjetër ndaj opozitarëve brenda e jashtë partive thurin gjithfarë intrigash e thashë e të thanash të pa vërteta vetëm pse ata ua zbulojnë e publikojnë gabimet me paramendime pozitive qe ata ato te i korrigjojnë.
Bile kohëve te fundit SHERBIMET E TYRE INFORMATIVE i kanë vu në funksion edhe do traktor te vjetër qe bëjnë shumë zhurmë dhe ndyjnë ambientin me shumë tym për të tërhequr vërejtjen nga gjerat kryesore në gjera dytësore. Shembulli konkret është zhurma e prodhuar përmes të dy-tri sorrave të mërgatës së qyqeve të cilët duke e nëpërkëmbur emrin e Jusuf Gërvalles, mundohen të afirmohen vet. Por, edhe me qëllime djallëzore që para opinionit të brendshme dhe te jashtëm të ulin vlerat reale të LPK dhe të UÇK, duke e prezantua veten rrejshëm si themelues të tyre.
Për te arritur këtë ata sulmojnë autoritetet kryesore të LPK e të UÇK dhe sidomos Komandantin e SHP të UÇK. Është për keqardhje se si i qesh nuri nga gëzimi edhe ndonjë ish shoku te Komandantin e SHP të UÇK, kur ai vihet para një terroi të organizuar propagandistik për t´a thyer shpirtërisht. Ai nuk sulmohet vetëm për të degraduar atë personalisht , por për t´a degraduar LPK dhe UÇK si formacione çlirimtare. Nuk ka dyshim se në prapavijë të tera këtyre veprimeve qëndrojnë aleatet serbo-grek brenda BE.
Janë 30 vite lufte të suksesshme e të pandërprere politike e të armatosur te LPK dhe UÇK për arritjen e pavarësisë, për bashkimin e mëvetësinë sovrane kombëtare brenda një shteti. Ky proces dhe kjo luftë nuk mundet të ndale as me FUSNOTA serbe e as me REZOLUTA te rreme te demagogëve ne pushtet dhe as me zhurmën e FERGUSONAVE të Beogradit që filluan të tymosin e të ndyjnë ambienti edhe një herë pas 30 viteve me intrigat serbe . Megjithatë, me ta ata apo pa ata, bashkimi kombëtar nuk ka alternativë tjetër.
































Më të komentuarat