Pse po heshtet mbi pėrmendoret e Rankoviqit dhe tė Millosheviqit nė Prishtinė?
(Abdullah Prapashtica) 18 Shtator 2011 22:05VENDI I YN PO VAZHDON TĖ JETĖ FUSHĖBETEJĖ PĖR SHTRIRJEN E SFERAVE TĖ SUNDIMEVE TĖ HUAJA POLITIKE, IDEOLOGJIKE DHE FETARE DERISA NE PO MERREMI ME VETEN TONĖ!
VENDI I YN PO VAZHDON TË JETË FUSHËBETEJË PËR SHTRIRJEN E SFERAVE TË SUNDIMEVE TË HUAJA POLITIKE, IDEOLOGJIKE DHE FETARE DERISA NE PO MERREMI ME VETEN TONË!
Me dekada të tëra vendi dhe populli i ynë ju ka nënshtrua një presioni të tmerrshëm psikologjik në fushat sociale, ekonomike, kulturore, politike, ideologjike e fetare. Për këto vite shqiptarët me tëra këto kushte ia arritën të shkundin pluhurin e harresës historike dhe të dalin në arenën ndërkombëtare si faktor i cili më nuk mundet të mohohet. Kjo është rezultat e kontiunitetit të Lëvizjes Kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit e 10 Qershorit 1878, e cila i refuzoi vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë, e deri te Lëvizja Vetëvendosje e 10 Shkurtit 2007 e cila e refuzoi Planin e Ahtisarit për demontimin e kombit shqiptar përmes të teorisë mbi MULTIENICITETIN e trojeve tona etnike shqiptare.
Skena reale politike shqiptare, me tëra të metat e përparësitë e veta, i ndau detyrat mes veti në mënyrë shumë inteligjente. Por fatkeqësisht kjo ka ndodh plotësisht pa sinkronizim mes faktorëve relevant.
1) Në krahun e pajtimit me çdo gjë që imponohet nga qendrat ndërkombëtare u shquan Partitë Politike që e kanë të trashëguar mentalitetin autonomist nga koha e ish regjimit jugosllav në krye me Rugovën, derisa ai jetonte dhe kur LDK ishte unike. Ata i joshnin sundimin e huaj të pas 1999 se me shqiptar mund të sundohet lehtë e pa kushte , duke e korruptuar 10% e popullsisë. Kjo strategji e tërheqjes se faktorëve të huaj brenda vendit ton ne kushte te okupimit serb ishte pozitiv, sepse kishte rrezik që me Kosovën të ndodh ajo që ndodhi me Çeçeninë. Prandaj kjo meritë nuk duhet harruar.
2) Në Krahun e kompromiseve me çdo gjë që imponohet nga qendrat ndërkombëtare u shquan Partitë Politike të dala nga krahu i rezistencës së armatosur në kryem me Thaqin dhe PDK. Ata e joshnin sundimin e huaj të pas 1999, se me shqiptar mund të sundohet lehtë, por me kompromise të caktuara të cilët kanë çmime. Kompromiset e Thaqit ishin të dhimbshme (flamuri, himni identiteti nacional etj.) por ai ia rriti të shpëton bërthamën e qëllimit sa i përket të moskthimit të sundimit serb brenda kufijve të ish KSA të Kosovës. Kjo politikë ishte plot rreziqe sepse hapi dyert e aprovimit të Planit të Ahtisarit me të cilin Kosova u shndërrua në koloni të izoluar të BE. Kjo ndodhi që me Kosovën të mos ndodh si me Çeçeninë! Edhe kjo nuk duhet mohuar si meritë. Ky ishte interesi i përgjithshëm ndërsa kishte edhe përfitime tjera personale.
3) Në krahun e mospajtimeve me as një kompromis në dëm të interesave të atdheut pas 1999 u shquan forcat e krahut patriotik të përbërë nga Shoqatat e dala nga UÇK, nga Unioni i Pavarur i Studentëve Shqiptar, nga LPK, nga Lëvizja për Bashkim dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila gradualisht u shndërrua në forcë kryesore të rezistencës deri me hyrjen në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010. Lëvizja Vetëvendosje nga një forcë e injoruar dhe e terrorizuar nga pushteti i huaj u shndërrua një faktor faktik politik të cilin u detyruan t´a pranoj si partner politik edhe sundimi i huaj edhe faktorët tjerë të brendshëm.
E mira do të ishte që këto rryma politike të ndajnë detyrat mes veti dhe të mos konfrontohen mes veti, sepse atdheu është i të gjithë shqiptarëve dhe edhe i minoriteteve që janë lojalë ndaj popullatës vendore, e jo pronë private e dikujt veçanërisht dhe më së paku pronë e mbeturinave te ish sundimeve koloniale sllave.
Vendi i ynë pos që u godit në aspektin e sigurisë nacionale me shkatërrimin e armatimit të mbrojtjes, pos që u godit në aspektin social nga shkatërrimi i ekonomisë nacionale, pos që u godit në aspektin e lëvizjes së lirë të mallrave e njerëzve duke ju nënshtrua burgut kolektiv të vizave të BE, ai ju nënshtrua edhe ofensivës përçarëse të të gjitha llojeve për krijimin e disa dhjetëra partive politike si dhe invzionit të rrymave e sekteve të huaja fetare, përmes të korruptimit të disa grupeve shoqërore të organizuara si agjentura ne mira OJQ.
Vendi i ynë po ndeshet edhe me përpjekjet e ish sundimeve kolonialiste që të rigjenerojnë sundimet e veta përmes të besimeve te tyre fetare, duke i shpall objektet fetare ne vendin ton si prona të tyre ku ata duhet me qeverisur. Bile kohëve të fundit janë bërë edhe më agresiv dhe po kërkojnë që të na detyrojnë ndryshojmë historinë e sundimeve të tyre të dikurshme, vërtet barbare, pasojat e të cila po vazhdojmë ti vuajmë.
Ne duhet të ju bëjmë me dije disa miqve tan të sotëm të disa vendeve se paraardhësit e tyre kanë pas qëndrim armiqësor dhe se ajo histori e asaj kohe nuk mundet të ndryshohet sikur që nuk mund të akuzohen gjeneratat e sotme për krimet e para një shekulli, nëse gjeneratat aktuale nuk identifikohen me atë histori. Pra, konkretisht shqiptarët e gjykojnë Perandorin Osmane si një tirani shekullore, por e çmojnë lartë Turqinë reformuar të pas Kemail Ataturkut si një vend mik demokratik dhe aletë të parë menjëherë pas SHBA dhe BM. Marrëdhëniet me Turqinë dhe me të gjitha vendet ku ka minoritete shqiptare duhet kultivuar sepse kjo e do kujdesi ndaj shqiptarëve atje. Por, minoritet e tyre ne vendin ton nuk mund të kenë më shumë të drejta se sa minoriteti shqiptar në vendet e tyre. Ndërsa objektet historike e kulturore ne vendin tonë janë prone e pa tjetërsueshme vetëm e vendit ton. Pavarësisht se kur dhe kush i ka ndërtua, ato i takojnë thesarit të kulturës vendore përmes të cilave dëshmohet se çka ka përjetua Shqipëria dhe shqiptarët në të kaluarën.
Në vendin ton pas vitit 1990 janë ndërtua e po ndërtohen shumë objekte politike fetare që nuk kanë prapavi fetare por prapavi përçarëse politike. Këtë dallim duhet bërë në secilin rast veç e veç kur ato përputhen apo jo, me nevojat reale te besimtarëve.
Nuk duhet lejuar situata që policia të vihet ne pozitë te keqe duke i dërguar ata kundër Lëvizjes për Vetëvendosjen e Kosovës apo kundër shqiptarëve pse po i kërkojnë disa të drejta fetare, në të njëjtën kohë te mos këtë guxim me i dërgua kundër çetnikëve serb edhe kur ata betonojnë rrugët dhe vrasin edhe pjesëtarët e policisë. Edhe besimtarët duhet të kenë kujdes që të mos nxisin trazira kur ka zgjedhje tjera Mendoj se shqiptaret duhet te sillen më me kujdes mes veti se sa ndaj të tjerëve, e jo anasjelltas! Përçarjet janë armiku më rrezikshëm i luftës për liri, prandaj ata që nxisin përçarje duhet identifikuar dhe duhet demaskuar e izoluar si persona keqbërës. Vetëm bashkimi mund të na çoi drejt lirisë e drejtë bashkimit kombëtar. Kemi aq shumë armiq të huaj rreth veti sa është turp me u marr mes veti. Ne mund ta kritikojmë çdo gabim të secilit por kritikat duhet të jenë konstruktive dhe miradashëse. Por, asnjëherë armiqësore e përçarëse.
Para do kohe nga udhëheqja komunale, në emër të ndërtimit të Sheshit të Republikës u paralajmërua heqja e përmendurës së Skënderbeut dhe vendosjes se ati të Rugovës në atë vend. Udhëheqja komunale më mirë është të merret me heqjen e përmendoreve të ndërtuara të Rankoviqit e të Millosheviqit në Prishtinë se sa të merret me përmendoren e Skënderbeut! Sepse edhe kjo është regji për nxitjen e përçarjeve mes shqiptarëve.
Në Prishtinë kemi një objekt të ndërtuar nga Aleksandar Rankoviqi në Gazimestan dhe një tjetër kishe-politike (të pa përfunduar) të ndërtuar nga Sllobodan Millosheviqi në hapësirën universitare. Pra janë dy monumente historike te armiqve me te mëdhenj historik të kombit ton në kryeqendër të Kosovës! Mbi to nuk flet as kush, por merren me ndërtimin e Kishave e Xhamive shqiptare. A nuk është kjo absurde e turp? Unë nuk them me e rrënua as një objekt, por vetëm ua shkrua historikun e vërtetë dhe me ua ndryshua destinacionin e përdorimit. Nëpër botë kemi plot Kisha qe dikur janë shndërrua në Xhami dhe plot Xhami që janë shndërrua në Kisha. Andaj ato edhe te ne janë dhe duhet të mbesin objekte fetare, por aty duhet të falet, besohet dhe mendohet shqip dhe vetëm shqip. Të tjerat janë të rëndësisë së dytë!
Mbi të gjitha
PARTIA DHE FEJA KRYESORE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!
*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.
































Më të komentuarat