Agim Vuniqi

 foto

Parti (....?) jemi gati kurdoherė

Prishtinë, (Agim Vuniqi) 08 Qershor 2012 08:34

"Kur lindi shteti" po vie e po bėhet njė version postmodern i librit tė parė tė serisė sė kujtimeve tė shokut Enver Hoxha "Kur lindi partia". Ky version i ri dalėngadalė po bėhet pjesė e pėrpjekjeve, atėherė tė komunistėve shqiptarė pėr krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, tash i "demokratėve" puēistė pėr krijimin e "Banana" Republikės. Si mund tė thuhet ndryshe kur politika e jashtme e Kosovės po bėhėt komplotiste. Vrapimi i tillė, ashtu siē po bėhet kohėt e fundit, i angazhimit institucional-jasht institucional nė politikėn e jashtme, pastaj i plasimit tė informatave zyrtare-jo zyrtare nė shtypin ditor, i aplikimit pėr anėtarėsim nė OKB, apo i kandidimit tė vėzhguesit nė ndėrtesėn shumėkatėshe nė New York, ka filluar tė krijon huti si brenda nė Kosovė por edhe jashtė saj.

Pyetja qëndron a ka Kosova institucione apo nuk ka? Kjo çështje duhet të shtrohet edhe në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, por edhe në parlamentin e Kosovës, si mund të lobohet ashtu për pranime të reja pa një kosultim paraprak të përbashkët me MPJ të Kosovës, është ky një atak në shtetësinë e saj, ngase kështu jo vetëm që atakohet politika e saj e jashtme, por çdo gjë që lidhet me institucionalizimin e saj demokratik po personalizohet-po privatizohet. Zëvendëskryeministri i Kosovës mburret se gjysmën e njohjeve i ka siguruar vet, si duket ai pretendon të bind qytarët se ai është personi kyç që drejton diplomacinë ndërkombëtare, ai kështu interferon edhe në ndihmën e shteteve të mëdha që aranzhuan pavarësin e Kosovës, edhe po të jetë krejt ashtu siç thot z. Pacolli, ai për këtë paguhet nga buxheti i Kosovës...jo për t'ia ngritur imazhin afarist kompanisë së tij dhe vetes, apo ai paguhet të lobon për Kosovën? Nuk më ka rënë të lexoj se ka dikund në botë... siç po ndodhë në politikën e jashtme të Kosovës të garojnë publikisht ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri për merita individule të njohjeve të reja, çfarë diplomacie është kjo, dhe cili është roli i shtetit?

Eshtë plotësisht e qartë që Kosova ka nevojë për njohje të reja, por jo kështu në këtë mënyrë, ngaqë kështu po degradohet i tërë sistemi konstitucional i saj. Ky vrapim i deritanishëm, shumë i çuditshëm për njohje të reja po bëhet jo vetëm i turpshëm, por edhe propagandimi po merr nuanca skandali, si të interpretohet ndryshe kur në shtypin ditor jipet lajmi se zëvendëskryetari kosovar Behgjet Pacollit, për prurjet e njohjeve nga Afrika, i shndërron në një përpjekje të Qeverisë Federale të Nigerisë e cila ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me një konsorcium të investitorëve zviceranë dhe evropianë për investimin e rreth N243 miliarde ($ 1.6 billion) në sektorët e..., fuqia e naftës dhe e ndërtimit (banesor) të ekonomisë nigeriane. Sipas web site-it Allafrica.com (AllAfrica nuk merr përgjegjësinë për storiet e ofruara nga organizatat e medias as që bënë redaktimin e tyre, as merr përsipër që të mbajë të drejtën e autorit për materialet e tyre, të publikuara.) Ministri i Tregtisë dhe Investimeve, Olusegun Aganga, ka nënshkruar në emër të Qeverisë Federale të Nigerisë, ndërsa lideri i grupit Behgjet Pacolli Zëvendëskryeministri i parë dhe Shefi i Çështjeve Ndërkombëtare dhe i Investimeve të Republikës së Kosovës; z Behgjet Pacolli ka nënshkruar në emër të investitorëve ndërkombëtarë; Grupi përbëhet Seagas Services Limited dhe Oceanmar Services Limited.. (burimi allAfrica.com). Duke folur, ministri nigerian kishte thënë se ministria e tij do të punojë ngushtë me Ministrinë e Energjisë dhe të Petroleumit për të lehtësuar investimet, duke shtuar se Qeveria Federale është e angazhuar për të mbështetur investitorët e vërtetë për të investuar në sektorë kritikë të ekonomisë nigeriane.

Ai tha: "Ne kemi diskutuar me përfaqësuesit e Grupit "Seagas Services Limited" (http://www.seagasltd.com/) dhe "Oceanmar Services Limited" (http://www.florida-annual-report.com/oceanmar-llc.html) ., në lidhje me mundësitë e investimeve në Nigeri. Ne kemi rënë dakord për investime në disa fusha të tilla si ndërtimtaria, ndërtimin e një fabrikë për infrastrukturën e gazit për prodhimin e. tubacionet e gazit, ashtu siç jipet interpretimi nga kjo web faqe. Ç'është diskutabile në diplomacinë e tillë lobuese, a përfaqëson Pacolli shtetin e Kosovës, apo kompaninë e tij(?), çfarëdo që flet dhe negocion ai ka firmën e shtetit, dhe paraqet konflikt interesi, nuk mundet një zyrtarë i Kosovës të sillet herë si biznesmen, herë-herë si përfaqësues shteti..., sa guvernator shteti në Amerikë janë detyruar të japin dorëheqje vetëmse kanë shkelur kodin e mirësjelljes, gjumin e kaluar në hotel në gjirin e dashuriçkës... Nuk është ky rasti i vetëm, ai para se të merr pozitë shtetërore, edhe si kryetar i AKR-së, i një partie opozitare, atëherë, kishte shkuar në El Salvador në shoqërim të një gazetarjeje të loboj, edhe atëherë autori ka shtruar pyetje publike: për kend lobon ai dhe në emër të kujt, a është kjo pjesë e axhendës së MPJ të Kosovës apo jo?

Këto pyetje publike kërkojnë përgjegje, bile për të gjithë ata që i kontribuan luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarët e saj brenda dhe jasht, këto ngjarje të rënda kësisoji janë burim i dhimbjes më të thellë por edhe rënie e alarmit të madh. Misioni i luftës ishte që të ngritej populli në këmbë, dhe ata që vunë në krye të saj e mobilizonin popullin me ide të pastra çlirimtare, kundër kolonizimit të egër, ishte pra një luftë supreme për lirinë dhe pavarësinë a atdheut, ishte një ide për krijimin e institucioneve demokratike dhe të pavarura, si atëherë të spjegohet kjo forme e fragmentarizmit institucional të shtetit dhe tendenca për krijimin e "Banana" Republikës. Eshtë e pashembullt heshtja e parlamentarëve ndaj një kiçi të tillë të lobimit.

Nuk është ky një shembull i vetëm i "bedel-izmit" në politikë, do të ishte i pranueshëm disi si formë e propagandës partiake, por loja e re përbuzëse me politikën e saj të jashtme është jo vetëm e papranueshme por është edhe devalvim i tregimit të sukseshëm për krijimin e shtetit. Të gjitha këto ngjarje, së bashku me atë të përzgjedhjes së ambasadorëve të Kosovës, po bëhen sekuenca të humorit të zi, të paparë deri më tash në praktikën shtetbërëse; aq më tepër kur emërimi i tyre duhet të ishte jo vetëm pjesë e angazhimit të një institucioni por të shumë sish, pastaj pjesë e rekomandimieve partiake dhe institucionale, ngase angazhimi në institucione kaq të rëndësishme publike, do të duhej të pasonte me një pasqyrë të pastër të biografisë së konkurentëve pjesëmarrës (?), jo vetëm i mospërfshirjes në afera korruptive, por edhe të një mendimi më të gjërë publik; të atyre që i njohin më mirë, i qytetarëve të cilët kanë jetuar bashkë me ta, duke shërbyer si dëshmi sa ata kanë qenë aktiv si shërbyes civil të popullatës, sa kanë ndihmuar ata në procesin e rimëkëmbjes së shtetit.

Tash po del se kishin të drejtë të gjithë ata kolaboracionist të cilët u zhvilluan si profiterë të luftës, që edhe në kohë të paqes të përfitojnë. Nuk janë sekrete rastet kur ata menjëherë pas luftës (një pjesë e këtij llumi të shoqrisë) ndërruan rolet duke blerë ofiqin e patriotit me një duq devizash, atyre pa të drejtë "shoqatat" që ishin të lidhura me luftën u jepnin edhe mirënjohje...! Dhimbjet janë edhe më të mëdha, janë të freskëta, kur mu aty para syve të institucionalistëve dhe të shumë qytetarëve të cilët qarkullojnë mu pranë tyre dhe shumë afër shtatores së Skënderbeut, ashtu si pranë varrezave të dëshmorëve, as që përqëndrojnë vëmendjen për ata bashkëqytetarë të sakrificës, fotografitë e të cilëve qëndrojnë të ngulitura në barrierat e Kuvedit të Kosovës, por edhe të atyre në shetitore që mundohen për të jetuar me dinjitet, për t'ua mundësuar fëmijëve, të rinjëve.., jetën pa frikë, jo ashtu çfarë e kishin baballarët e tyre, gjyshërit..., që botën e shihnin përmes pengjereve të vogla, të mbyllur nën ankthin e shpresës se si do të jetojnë edhe nesër të papunë dhe pa të ardhura.

 


Më të komentuarat