Protestė (mania) shqiptare!?
(Fadil Lushi) 25 Janar 2012 07:52Mediet e shkruara dhe ato vizuale nė shoqėritė transitive luajnė role tė dyfishta nė trans- metimin e lajmit. Disa prej tyre duke u katandisur me lajme tė rreme, tė shtrembėruara dhe me gjysmė tė vėrteta, nėpėrkėmbin edhe atė pak filozofi tė misionit tė tyre, ca tė tjera, po me numėr tė kufizuar, pavarėsinė e ndėrtojnė duke i respektuar standardet, kriteret, parimet, kodin dhe atė moralin mediatik.
Sot çdo njeri i cili do mëtojë të marrë taraf sa u përket ngjarjeve të fundit në Kosovë (përfshi këtu edhe autorin e këtij shkrimi), një ditë do të konceptohet si opinionist me moral të dyfishtë dhe makiavelist i moderuar! (Këtu nuk duhet përjashtuar edhe animin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama..., së fundi çdo anim ka një limit, një kod, një moral dhe ca rregulla themelore, pavarësisht sa ato respektohen). Ky shkrim imi (dhe të tjerë si ky), që i dedikohet protestës së 14 dhe 22 janarit kosovar (pa marrë parasysh se kjo protestomani do të ishte e (pa) pranueshme për politikën zyrtare të Prishtinës, Tiranës, Brukselit a edhe të Uashingtonit), nuk guxon të mbërthehet me tarafllëqe dhe njëkohësisht nuk i lejohet të arrestojë të vërtetën, pavarësisht se ajo është e pamohueshme, relative dhe e vonuar..., nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, pa marrë parasysh se kujt i dedikohet. Kësaj ndodhie nuk do ishte e ndershme që sot ti shkarravisësh gjithfarë broçkullash (sepse prej tyre nuk mund të mësosh diçka të re a të panjohur) për qëllimet, pasojat dhe shkaqet e saj. Nuk lejohet që ky opinion të perceptohet si një llomotitje gazetareske, si një gënjeshtër gjysmëlakuriqe, si një çerek folkpatriotizëm provincial apo së fundi si një llaf bosh!? Dhe, nëse do ishte kështu, atëherë lëre që kjo nuk do ta nderonte autoritetin e lexuesit, por edhe do ti jepej e drejta të mbajë kokën dhe mendjen mënjanë..., lexuesin e painteresuar do ta detyronte të ulë sytë përtokë, ndërkaq sherrxhinjtë, sehirxhinjtë si dhe thashethemexhinjtë këtë haber të kripur do ta pranojnë me rehati dhe me indiferencë, thjesht nuk do tia venë veshin. Së fundi këto opinione që krijojnë a shkaktojnë grindje e përçarje te shqiptarët janë njësoj si puna e atyre oxhaqeve të shtëpive, që kur nuk pastrohen nga bloza i merr flaka. Për këtë dhe arsye të tjera, mua si një opinionbërës i vockël dhe të tjerëve që hiqen si ustallarë të këtij tipi komunikimi mediatik, nuk na duhet që të thurim shkrime emocionale për ta thelluar këtë rrëmujë politike dhe në instancë të fundit pa hiri ta ushqejmë këtë krizë që hetohet në sui generis-in tonë kolektiv.
Asnjë letërshkrues, sidomos ndonjë prej atyre që për një gisht mjaltë vërdalloset rreth institucioneve kushtetuese, nuk do të thotë se gjithmonë ka të drejtë të fusë hundët në veprimtaritë e tyre, nuk ka të drejtë që në fillim ta paragjykojë dhe më pastaj ta stigmatizojë lajmin rreth protestës së 14 dhe 22 janarit kosovar, nuk ka të drejtë që këto protesta të janarit kosovar, ti krahasojë me ato të vitit 1997 shqiptar dhe ma atë 21 janarin e Tiranës, sidomos tani në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë londineze..., nuk ka të drejtë që për një lugë çorbë të flirtojë a të vigjilojë, a ti vardiset asnjërës palë të involvuar në këtë mesele të koklavitur me qëllim që ta trashë atë! Shqiptarët e urtë a me mendje të ndritur do të parashtrojnë pyetjen se a mos vallë mediet, qofshin ato vizuale a të shkruara (shqiptare) këtej kufijve administrativë, kanë nevojë për një gojëtar të shquar e të moderuar politik, për kolumnistë si dhe për rebelistë me mendje të krisur, të cilët me shumë kollajllëk do merrnin në dorë pushkët kundër institucioneve të popullit... A mos vallë kjo hapësira jonë nuk ka njerëz të mençur që do të thonë se në këtë vaki asnjëra palë nuk ka të drejtë..., a mos vallë në këtë nënqiell tonin nuk ka njeri që mund ti shkurtonte largesat dhe ndryshesat politike mes shqiptarëve të inatosur..., pse asnjeri nuk thotë se sot nuk kemi nevojë për patriotizëm popullor..., pse asnjeri nuk thotë se nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, qoftë ai të jetë nga Gadishulli Ilirik, po qoftë të jetë me vendndodhje evropiane... Së fundi, shqiptarët këtej ani-t nuk e meritojnë këtë përçmim dhe përçarje..., mbase kurrën e kurrës nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë tufë delesh të qethura!?? Shqiptarët a mos vallë janë sot të uritur për një faqe të (re) zezë, faqe kjo që do ti bashkëngjitej historisë së Kosovës! Ata toptan kanë nevojë për një gisht që do tia vënë kokës e jo stilolapsit të opinionistëve që me shkarravitjet e tyre mëtojnë të përçajnë shqiptarët, ata të cilët ia fusin kot!?
Këtë fillimvit të shenjtë dhe historik për shqiptarët, gjithandej ku frymojnë dhe veprojnë, nuk kemi të drejtë ta fillojmë me gjithfarë etiketimesh, fyerjesh dhe poshtërimesh. Nuk kemi të drejtë që institucionet kushtetuese të Kosovës (përfshi këtu Kuvendin, Qeverinë, Presidencën dhe të tjera institucione)..., ti emërtojmë si fëmijë të heshtur, të përgjumur dhe si institucione të korruptuara. Nuk kemi të drejtë që kryeparin a lidershipin e VETVENDOSJES Albin Kurtin, ta imagjinojmë si ...Fidel Kastro të Kosovës..., si një revolucionar të tipit gadafian..., si një përbuzës pushteti..., si një politikan i cili këmbëngul të zaptojë atë kurorën e aureolës, atë të lavdisë apo egoizmit të tij..., si një disident të moderuar a mënjanues nga higjiena e mendjes kosovare, si një lidership që karakterizohet me atë fjalorin e tij të shfrenuar, fyes dhe rrugaçërish..., si një politikan që mëton ta marrë pushtetin me dhunë apo edhe aventurier i rrezikshëm..., si një njeri të cilit kinse i mungon ndërgjegjja publike..., si një njeri me ndërgjegje të errësuar..., si një njeri të cilit i mungon opinioni pozitiv..., si një politikan i cili është i mbingarkuar dhe i mbisunduar me papërgjegjësinë dhe arrogancën e tij të paparë..., si një politikan që nuk është i ngopur me zemërimin e tij politik... !?? Megjithatë, Albin Kurti nuk i meriton këto etiketime ofenduese, po qofshin ato të jenë edhe produkt i sjelljes sonë emocionale dhe i mungesës së logjikës së shëndoshë. Gjithsesi, të gjithë ne nuk duhet ndjekur këtë paudhësi. Tekefundit, institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës, nuk janë e as që mund të jenë pronë e njerëzve-politikanëve që i udhëheqin, ato i përkasin popullit gjegjësisht zotërohen nga populli i Kosovës..., ato janë pronë e atyre që u flijuan për lirinë e atdheut..., pronë e nënave kosovare që sot e gjithë ditën e Perëndisë kërkojnë varret e martirëve të tyre dhe të Kosovës..., ato janë pronë e Jasharajve dhe e shumë e shumë të tjerëve, të cilët derisa ishin gjallë nuk dëgjuan zërin e Lirisë së vatanit. Lëvizja VETVENDOSJA nuk i përket dhe as që mund ti përkasë vetëm kryeparit të saj..., ajo është pronë e votës së saj deliberative.
Duke e përfunduar këtë shkrim timin sa të bezdisshëm, po aq edhe të sikletshëm, do të parashtroj pyetjen se a mos vallë shqiptarët në vigjilje të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit të të gjithë shqiptarëve (nuk) kanë nevojë për një qortim vëllazëror nga Tirana, a nuk kanë nevojë për një dialog sa serioz po aq edhe cilësor..., një dialog që do ta ndërtonte atë kështjellën e paqes politike a edhe kanunore, a mos vallë sot kjo politikë ka nevojë për atë Kalanë e Rozafës..., apo edhe për një kala që gjithsecili do na e zaptojë nga brenda..., a mos vallë kemi nevojë që në oborrin tonë politik sërish të futet ai Kali i Trojës!?
Unë do të them se ne, sot, nuk kemi nevojë të arratisemi nga boshti i mbamendjes dhe i ndërgjegjes sonë kombëtare. Boll më, me arratisje!
































Më të komentuarat