Haki MORINA

 foto

Qasje vetėm “nga njėra anė e medaljes” e Bedri Islamit

Prishtinë, (Haki Morina) 27 Prill 2012 09:48

Duke lexuar librin e Bedri Islamit “LEVIZJA njė lindje e pėrgjakur”. Historia e LPK ishte historia e shqiptarėve e dy dekadave tė fundit tė shekullit tė kaluar. Duke shkruar pėr tė, qoftė edhe me pasaktėsitė e “llojit” tė librit “Levizja…”, ėshtė njė kontribut nė ndriqimin e historisė qė shėrben si pėrvojė e madhe pėr tė ardhmen e popullit.

Në këtë kuptim Bedri Islami, duke e bërë këte libër me të intervistuarin Ibrahim Kelmendi, bashkëpuntorin e përhershem të udhëtimit historik të LPK, dha kontribut të vleshem, edhe pse vështrimi i “bashkëautorëve” kur bëhet fjalë për kohën e luftës është casje vetem “nga njëra anë e medaljes”, sidomos kur flitet për Shtabin e Përgjithshëm dhe komplotistët, të cilët Ibrahim Kelmendi, me të drejtë i akuzon për dobësi e paaftësi të theksuara, sepse nga ajo cfare thotë në libër Kelmendi, del që mënyra e tij e përdorimit të metodës joparimore për të arritur qëllime parimore në këte rast del shumë e diskutueshme.

Libri përfshin dy etapa të rëndësishme të zhvillimit historik, atë të viteve 80 dhe 90-ta. Meqenëse për etapën e parë u shkrua mjaft në shtypin e përditshëm e në mediumet vizuele, e shoh të arsyeshme të merrem me një aspekt të librit, i cili më jep mundësi e “kompetencë” kritike prej dëshmitari. Fjala është për organin e LPK “Zëri i Kosovës”.

Pasaktësitë për “Zërin e Kosovës”

Deri në vitin 1993 "Zëri i Kosovës", si në anën teknike e organizative ashtu edhe në atë përmbajtësore, më shum ishte një fletushkë apo revistë, me nivel shumë amator në kuptimin e profesionalizmit. Duke folur për fuqizimin e kësaj gazete, Bedri Islami tregohet joserioz, duke mos përmendur Koco Danaj dhe rolin e tij ne profesionalizimin e "Zërit i Kosovës", për prurjen e të cilit meritë ka, në radhë të parë kryeredaktori i atëhershëm Beqir Beqa. E dyta, gazeta nga mujore, u bë dyjavore e në fund u nis si javore gjatë mandatit të Beqir Beqës e vazhdoj kur kryeredaktor ishte Bislim Elshani (1996-1998), pra jo siq thot Bedri Islami se kjo ndodhi në kohën e Adnan Asllanit, i cili kishte meritat tjera. Ka edhe plot “pasaktësi" të tjera, por këto ishin më të dukshmet nga pasaktësitë e shumta në librin e “te pagabueshmit” Bedri Islami.

Sigurisht që të gjithë ata që ndihmuan "Zërin e Kosovës" (janë me dhjetra e dhjetra) kanë pjesën e kontributit të tyre në mbarëvajtjen e gazetës, por në krye të listës është ekipi i redaksisë, më saktësisht pjesa e ekipit që qëndronte gjatë gjithë kohës pranë gazetës qe Bedri Islami e anashkalon padrejtësisht në librin e tij ku flet për historinë e saj.

Gjithashtu botimi i gazetes “brenda vendit” përmes bashkëpunimit me Botën e Re nuk ishte ndonjë arritje gjigande, siq pretendon ta paraqes autori. Ky botim “brenda vendit” u bë në kohën kur “zëdhënëse” e UCK u bë edhe CNN. Nuk e mohoj rëndësinë e kësaj “arritjeje”, por nuk mund të krahasohet sikur kjo gjë të ndodhte në kohën kur UCK dhe LPK ishin nën izolim total mediatik.

Barazimi i meritave 2 vjeqare me ato 7 apo 8 vjeqare janë barazim diskriminues. Bedri Islami e bënë këtë duke folur për ekipin që drejtonte Zërin e Kosovës (Adnan Asllani dhe Lulzim Etemaj) gjatë mandatit të tij si kryetar i LPK. Shihet qartë që autori ka menduar të tregoj meritat e tij duke harruar se në libër merr persipër të vlerësoj historinë e gazetës e jo të rolit të tij në gazetë.

Nuk ndjehem keq pse “harrohem” unë në këtë libër, sepse në fund të fundit veprimtarët e vërtetë të cështjes kombëtare nuk punuan për emër, por kur veprohet kështu me mua, kam të drejt të shfaq dyshimin tim në pretendimet e sinqerta të autorëve të librit! Gabimet në parime, të cilat devijojnë të vertetën, pa të cilën nuk mund të ketë ndriçim real të së kaluarës, aq të nevojshme për të ecur përpara, duhet të eliminohen në botimet apo ribotimet tjera të librit nëse autorët kanë qëllimin e motivimit të brezave të ardhshëm për të shtuar sakrificat në interes të shtetit e kombit tonë.

Përndryshe, libri në përgjithesi ja ka arritur qëllimit të përshkruaj, në pikat themelore, të vërtetën e përpjekjes së LPK në luftë kundër UDB jugosllave dhe politikës mashtruese që udhëhiqte në atë kohë klasa legale politike në raport me interesat e popullit.

(autori ishte anëtar i redaksisë se “Zërit të Kosovës” nga viti 1993 deri 1998)

 


Më të komentuarat