Veriu i Kosovės zgjidhje qė kėrkon kohė
Prishtinë, (Haki Morina) 20 Prill 2012 08:54Ēėshtja e Mitrovicės vazhdon tė mbetet tema themelore e pėrditshmerisė sonė politike. Vetė fakti qė kjo temė diskutohet vazhdimisht, prej 12 vjetesh dhe akoma ska gjetur asnjė zgjidhje, tregon se diēka nuk po funksionon nė "kokėn e politikės kombėtare".
Prapambetja jonë e gjatë politike dhe shpirti egoist janë faktorë themelorë që pengojnë në gjetjen e një mendimi të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi madhor. Ne këtë rast prapambetja ka të bëjë me paditurine, kurse eogizmi, me pafuqinë tonë shpirtërore për të pranuar unitetin politik, i cili nënkupton sakrifica të interesit personal ndaj atij të përgjithshmit.
Eshtë për keqardhje që akoma vazhdon të mos kuptohet, se për të studiuar një problem, duhen marrë parasysh të gjithë faktorët e jo një apo një pjesë e tyre. Duke folur për Mitrovicën, si opozita ashtu edhe pozita, shihet qartë që kanë mungesë të theksuar të guximit politik për të thënë të vërtetën e thjeshtë, atë të vertetë të hidhur e cila, të paktën do të qetësonte shpirtërat e njerëzve të painformuar drejtë. Tejkalimi i guximit politik në këto raste bëhet me lehtësi duke përdorur fjalorin patriotik me bateri të mbushura në fabrikën e akumulatorëve të Mitrovicës!
Mungesa e guximit politik
Duke folur apo duke bërë pazar pa hanxhinë, asnjëherë nuk do të mund të ketë asnjë faturë të sakt llogaridhënje. Kjo situate i jep mundësi kërkim-llogaridhënëse patriotëve të pasluftës, në njërën anë, e anën tjetër ish patriotëve mundësi të pakufizuara manipulimesh politike me cështjen e ndijshme të sovranitetit shteteror e dinjitetit kombëtar. PDK, duke qenë mes sedrës së patriotizmit të para-clirimit dhe fuqisë së real-politikes së pas-clirimit, vazhdon të manifestoj humbje ekuilibri politik me pasoja jofrytëdhënëse. Mes dëshires për të imituar patritozmin e kaluar dhe patriotizmit aktual, PDK është kryesisht jobindëse dhe shpesh paradoksale në paraqitjet e saj publike. Për shkak të pasigurisë së saj, që nënkupton pafuqinë për të kapërcyer fazën folklorike të patriotizmit të trashëguar, dhe domosdoshmërisë për mardhënje të mira me USA dhe BE ndjehet politikisht e paralizuar nga klima superpatriotike që po e shfrytëzon me sukses opozita e në veqanti Levizja Vetvendosje. Bëhet fjalë për për një koncept të pacartë që shkakton pashmangshmërisht politikë plot ekuivoke deri në përmasa konfuziteti, politikë e mbushur plot llomotitës adoleshent si Petrit Selimi në postin zëvendësministrit të jashtëm të jashtëm apo kriminel ordiner si konsulli Vllasaliu në Berlin, politikë që injoron kuadro të përgatitur si Sefedin Gashi, Rexhep Kosumaj etj etj
Duke patur parasysh Kosova u çlirua nga pushtimi serb me "konsensus, pavarësisht se brenda këtij konsensuesi pati edhe luftë çlirimtare por edhe intervenim ushtarak ndërkombëtar, sigurisht se rrjedha e bisedimeve nuk mund të varet krejt nga shqiptarët. Faktori ndërkombëtar nuk mund ti imponoj ato kompromise Serbisë siç mund tia imponoje Kosovës, (trupat ushtarake ndërkombëtare janë në territorin e Kosovës e jo në atë Serbisë, plus kërkesa jonë për moslargimin e KFOR-it). Sigurisht qe kjo gjendje faktike e nxjerr jasht loje idene e luftës çlirimtare apo te cfardo pushtimi ushtarak ose nderhyrje te dhunshme te zgjidhjes se problemit.
Politika nuk pati asnjëher fuqinë të tregoj të vërtetën.
Deklaratat politike të këtyre diteve, si të pozitës dhe opozitës, përballë botës, dalin jokonstruktive në mos edhe qesharake sepse duke qenë te pastudjuara mirë ato faktikisht nuk janë te bazuara në gjendjen reale apo në parimet e mendimit politik. Si mund të quhën ndryshe, veq si të tilla, deklaratat e Hajredin Kuqit, zëvendëskryeminister i Kosovës kur deklaron se së shpejti do të ndërmarrim diçka, në kuptimin e dhunshëm apo se askush ska mundësi ti kontrolloj forcat speciale të Policisë së Kosovës (dmth as forcat e NATO-s
Ky nivel amatori reagimit politik të përfaqësuesëve të pushtetit në Kosovë tregon gjendjen reale të joprofesionalizmit aktual apo të përpjekjes së PDK për tiu përshtatur mentalitetit primitiv për qëllime pushtetmbajtëse, i cili duke qenë i tillë i jep mundësi të livadhisë mbi pasurinë kombëtare.
Në anën tjetër logjika e patriotizmit demagogjik, me qëllimin poashtu për të sjellë sa më shumë vota nga foklorizmi nacionalist që është produkt i mosnjohjës dhe i kufizimeve të theksuara politiko-opozitare në ambientin tonë nënmesatar të perceptimit të përgjithshëm politik, kësaj radhe i manifestuar permes letrave drejtuar institucioneve relevante, pa dhënë asnjë alternativë zgjidhje, është i përmasave vlerash prej letre. Si mund te quhet ndryshe kërkesa apo ripërseritja e saj nga Albin Kurti, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa patur asnjë instrument implementimi të saj, është e njëjtë sikur të kërkosh që gjyshja të fluturoj. Të një natyre të pamenduar janë edhe thirrjet se do të përsëritet një 25 korrik tjetër.
Zgjidhja e problemit të veriut të Kosovës eshtë një proces i gjatë dhe shumë kompleks ku faktor i rëndësishëm është zhvillimi më i shpejt ekonomik, shoqëror, kulturor e social i Kosovës. Në një situatë të tillë sigurisht që askush nuk do të trembej të jetonte brenda Kosovës. Me mënyren e deritanishme të politikëbërjes në përgjithësi dhe të qeverisjes në vecanti, sigurisht që zgjidhjet komplikohen e vështiresohen por edhe zgjaten deri në padurueshmëri.
Në shpejtimin e ketij procesi të përparimit të përgjithshëm në do të mund të kontribonim duke mos bërë gabime e sidomos të llojit të cilat i përmendëm më lart.































Më të komentuarat