Daēiēi i lakuriqėsuar: Njihe tė kaluaren, pėr tė kuptuar tė tanishmen
Prishtinë, (Fehmi Baftiu) 25 Mars 2012 22:03Nuk jam fort i bindur se zoti Daēiē e kuptonė aq filozofinė e diplomacisė, ashtu siē del nga deklaratat e tia, kohet e fundit nė shtypin serb, por edhe ate shqiptarė. Te deklarosh sot se ēėshtjen e Kosoves ėshtė dashur ta shqyrtojmė dhe ndajmė me Shqiperinė se njė Kosovė multietnike nuk mund tė ekzistoj se veriu i Kosoves duhet tė ketė njė status special !- janė deklarime tė ndonjė jevgu tė bardh tė Beogradit. I kam percjellur edhe para lufte, por edhe tani, dekleratat e kėtij funkcioneri, pėrndryshe me i afėrmi i pėr nga qėllimet e tia tė fėlliqura me Millosheviqin.
Vërtetë si intelektual, befasohem me transformimin e tij si njeri, por edhe transformimet politike apo ato diplomatike, në krahasim me kohen kur ishte i përkdheluri i kriminelit ma të madh të shekullit XX, dhe pozitës që mbaqnë tani. Të gjindesh në atë pozitë politike, e të ecish dhe veprosh me medjen e shekullit XIX, për çdo intelektual të botës do ishte befasi. Aq ma tepër kur ka mësuar historinë, e ndoshta edhe politiken diplomatike nga vet autoret serbë, apo atyre botërore , të krijimit të shtetit serbë. Qedo, i tillë ishte dikur edhe Nikolla Pashiqi, të cilit po serbet e Serbisë ia kontestonin përkatsinë kombëtare duke e quajtrur jevg të bardh si Pashiq. Por sipas autorit serbë M. Peleshiq, siç e përshkruan ai në librin e tij Manipulacija srpske historije, me rastin e krijimit të shtetit serbë, shumë familje shqiptare, turke, greke e jevge e që ishin të bardh, pranuan kushtin e tretë të Marrëveshjes ruso-franceze për krijimin e shtetit serbë me katër pikat e njohura të arritur në Lagjen Kalinxhi të Stambollit në vitin 1862.
Për të mos dal në tema tjera, po ua citojmë këto katër kushte të kësaj marrëveshjeje e cila siç thuhej duhet të realizohet sa ma shpejt :
1. Të gjithë të moshuarit tani nën pushtetin turk, duhet që menjihere ti këthehen besimit ortodoks (kushti i paraparë edhe në Kanunin e Car Dushanit )
2. Të gjithë muslimanet në Ballkan të emertohen me kombësi serbe si banor serb të besimit musliman.
3. Nëse nuk e bejnë këtë, gjithë të regjistrohen dhe të emertohen si jevg të bardh, dhe
4. Nëse edhe këtë nuk e pranojnë, atëhere me të gjitha metodat dhe menyrat të eliminohen apo të ekstradohen në Anadoll apo në pjeset ku jetojnë kurdet.
Vlenë të cekt se po ky autor, tallet me emertimin Pashallëku i Beogradit e i cili siç verteton ky autor, fare nuk ka ekzistuar si nocion politiko- administrativ .
Sigurisht, shoku Daçiç, se këto i keni lexuar në librin e autorit të lartcituar apo të autorit anglez Filip Kohen në librin Lufta secrete serbe 1996 e botuar në Sarajevë.
Rastësisht, ndoshta e keni lexuar, apo analizuar në studimet e juaja eventuale të diplomacisë, që besoj se është dashur ti keni analizuar e mësuar edhe konstatimet e anglezit Andreja Arçibald Patonit, të botuar në vitin 1844, ku konstaton se: se në vitin 1844 në Beograd jetonin 3967 familje muslimane (shqiptarë e turqë). Beogradi kishte 1200 shtepi muslimane (shqiptarë e turqë), 20 xhamija, dhe vetem 707 banorë serbë. Kurse, pjesa e Ballkanit nën sundimin turk atëbotë përbehej nga 76 % musliman dhe vetëm 24% ortodoks. Kurse autori serb Vlladimir Kariç konstaton se në këtë vit vetëm në qytetin Uzhica jetonin 3500 musliman dhe 987 serbë. Pra, kjo gjendje ka qene vetem para një shekulli e gjysëm.
Po ndalemi se cituari edhe shumë autorë të asaj kohe apo historian dhe diplomat të huaj, për situaten e asokohëshme të Ballkanit. Por, një gjë nuk mund ta kapercejmë, pa sinjalizuar shokun Daçiç, se kanë kaluar kohërat e ndihmës së pakursyer ruse e franceze, që asokohe e udhezonin Serbinë që të nderrmerr hapa sa ma të shpejt në pushtimin e Shqiperisë Veriore dhe Lindore deri të limani i cili Vlores, që duhej t iu takojë ruseve dhe francezëve, dhe ata ta kontrollojnë tërë Detin Adriatik.Shembull që e praktikuan në Luften e Parë botërore.
Por, po e shifet se Ju fare nuk e njifni apo nuk doni ta kuptoni të kaluaren për të mësuar për të ardhmen që është, kusht dhe parim themelor i një mirëqenie kombëtare.Si duket nuk keni mësuar se Leposaviqi deri në vitin 1959 ishte pjesë e Sërbisë, e cila vet i kishte përcaktuar atëbotë kufijt. E nësë dëshironë të hyjsh në aventura, atëbotë hapen lirisht edhe këtë çështje , mëqë, ne jemi tani të gatëshem me u përballë me çdo armik të tokave shqiptare, jo pse dëshirojmë ne, por për faktin se deri me 1912, pra para një shekulli ishim banoret për nga numri ma të medhenjë në Ballkan. Ende na janë të njohura broçkullat e kohës së Konferences së Dejtonit kur këshilltari për politik të jashtme i Millosheviqit dhe kryearqipeshkvi i kishes ortodokse Artemije, germazeshin në të gjitha shtetet e Evropës por edhe në SHBA, se në Evropë po krijohen pesë shtete muslimane, që në një të neserme do ta bllokojnë me vendimet e veta atëbotë Union Evropian.
Se kinse në Kosovë, Serbia ka 1.000 monumente të karakterit historik fetar, kurse atëbotë e sot, Kosova nuk e ka këtë numër të fështrave dhe qyteteve. A ka genjeshter ma interesante se kur një kryebesimtar ortodoks, në emer të politikës genjen haptazi. Çudi, besimtarë e me genjyar haptazi! Kjo është një lojë diplomatike siç janë pretendimet e juaja, për kinse një marrëveshje me Shqiperinë, e që kinse BE-në, po dëshironi ta kurseni me një votë, ose se Kosova multietnike nuk mund të ekzistojë. Normalisht, kur edhe ju vet e dini faktin se 92 % të popullates janë shqiptarë, apo ajo ma kryesorja që diplomacia serbe po e mbanë nën cerg si sekret, e që ju mendoni se nuk po e kuptojmë, dëshira dhe plani i Juaj është, që Veriu i Kosovës të shpallet territori neutral, e assesi me status special nën kontrollin e Kosoves. Pra që edhe në Ballkan, të ketë një Andorë. Ndoshta, këto lakuriqsime të juaja nuk do i ha tregu diplomatik botëror, në asnjë mënyrë.
































Më të komentuarat