Greva e punėtorėve tė higjienės qė punojnė nė kuadėr tė kompanisė Krasniqi, ka shtyrė drejtuesit e QKUK-sė tė bėjnė zgjidhje tė tjera. Bordi Ekzekutiv i QKUK-sė, tė enjten ka kėrkuar nga kompania Krasniqi qė tė angazhojė punėtorė tė tjerė shtesė pėr tė pastruar hapėsirat e kėsaj qendre. Mirėpo, nė komunikatėn e lėshuar pėr media nga ana e zyrtarėve tė QKUK-sė, thuhet se nga disa punėtorė pa uniforma, tė cilėt janė ende nė grevė po pengohet dhe bllokohet puna e pastruesve.
Pas konsultimeve me Policinė e Kosovės, punėtorėt nė fjalė janė larguar nga hapėsirat e sallave, pėrderisa QKUK ka siguruar punėtorė tė saj nga sektorėt e tjerė pėr funksionim normal tė programit operativ kirurgjik, por edhe pėr pastrim nė reparte.
QKUK po bėn pėrpjekje qė kujdesi ndaj pacientėve tė jetė maksimal dhe kushtet e punės tė jenė tė favorshme pėr tė gjithė, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e lėshuar pėr media.
Ndėrkaq, me kėtė vendim tė Bordit Ekzekutiv tė QKUK-sė nuk janė pajtuar grevistėt, tė cilėt me ngulm kėrkojnė plotėsimin e kėrkesave tashmė tė njohura.
Abdyl Tahiri, kryetar i Sindikatės sė Punėtorėve tė Higjienės nė QKUK, ka thėnė pėr Kosovapress se Policia e Kosovės nė mėnyrė tė dhunshme ka hyrė nėpėr reparte duke i nxjerrė punėtorėt jashtė. Ai nuk ka hezituar ti quan veprimet e drejtuesve tė QKUK-sė, me ato tė viteve tė 90-ta.
Sot rreth orės 10 e 40 minuta, zv. Drejtori i QKUK-sė dhe Drejtoresha e Infermierisė tė ndihmuar nga policėt kanė hyrė nė mėnyrė tė dhunshme nėpėr reparte duke i vendosur punėtorėt tjerė nė vend tyre. Duke thėnė se ju nuk jeni mė punėtorė dhe nuk mundeni tė punoni. Ndėrsa ne nuk do tė tėrhiqemi as nga greva, e as nga kėrkesat qė i kemi parashtruar, por kėto janė zhvillime tė QKUK-sė dhe tė policisė tė cilat po na i kujtojnė vitet e 90-ta, ka thėnė ai.
Ndryshe, kjo ėshtė dita e dytė qė higjienistėt bojkotojnė punėn nė shenjė pakėnaqėsie me kushtet aktuale tė ofruara nga kompania menaxhuese Krasniqi./Kosovapress/

Më të komentuarat