Mobile, dyer, dritare, kuzhina, enterier dhe makineri nga e enjtja deri tė hėnėn mund ti gjeni nė panairin Natyra 2012 qė ėshtė hapur nė zonėn industriale Prishtinė-Fushė Kosovė.
Nė kėtė panair qė po marrin pjesė rreth 100 kompani, u bė e ditur se vlera e sektorit tė pėrpunuesve tė drurit ka arritur nė 80 milion euro dhe se ky sektor ėshtė ndėr mė tė suksesshmit nė vend.
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, ka pohuar se qėllim kryesor kanė tė pėrmirėsojnė bilancin tregtar me vendet e tjera.
Nė kėtė panair qė po marrin pjesė rreth 100 kompani, u bė e ditur se vlera e sektorit tė pėrpunuesve tė drurit ka arritur nė 80 milion euro dhe se ky sektor ėshtė ndėr mė tė suksesshmit nė vend.
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, ka pohuar se qėllim kryesor kanė tė pėrmirėsojnė bilancin tregtar me vendet e tjera.
Qėllimi kryesor ėshtė qė tė zhvillojmė ekonominė, qė tė promovojmė produktet vendore qė kėto produkte qė i prodhojmė ne tė jenė tė cilėsisė me tė cilat ne do tė konkurrojmė jo vetėm nė tregun vendor por edhe regjional dhe atė ndėrkombėtar, qė pėrmes produkteve vendore tė pėrmirėsojmė bilancin tregtar me vendet e tjera i cili pėr fat tė keq akoma nuk ėshtė i mirė, dhe qė me zhvillimin e produkteve vendore ta rrisim punėsimin i cili po ashtu ėshtė njė kėrkesė shumė e rėndėsishme pėr ne, ka thėnė ai.
E zėvendėskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka bėrė thirrje tek tė gjithė konsumatorėt qė tė vizitojnė panairin dhe tė shikojnė prodhimin kosovar.
Prodhimi dhe tregtia qė tė dyja janė elemente shumė tė rėndėsishme tė ekonomisė sė Kosovės, por prodhimi i Kosovės gjithashtu duhet favorizuar nga konsumatori por edhe duhet siguruar se e ka konkurrencėn e barabartė nė treg karshi edhe produkteve tė tjera tė importuara. Prandaj, dua tju them se po e shikojmė edhe bilancin e eksporteve tė Kosovės, edhe pse jo nė sasi aq do tė kishim dėshiruar, nė kualitet ka filluar tė pėrmirėsohet, ka thėnė ajo.
Ndėrsa, ministri i Bujqėsisė, Blerand Stavileci, ka thėnė se ky panair ėshtė dimension i rėndėsishėm pėr tė promovuar produktet vendore dhe pėr tė forcuar relacionin prodhues-konsumator.
Sipas tij, industria e pėrpunimit tė drurit kontribuon shumė edhe nė GDP, edhe nė punėsim.
Industria e pėrpunimit tė drurit ėshtė njėra nga mė tė suksesshmet, mjafton tė shihen kėto prodhime, mjafton tė shihet numri i tė punėsuarve brenda sektorit, ka thėnė ai.
Drejtoresha e USAID-it, Maureen A. Shauket ka thėnė se qė shtatė vite mbėshtesin kėtė industri nė shumė mėnyra, dhe sipas saj, mobilet apo orenditė e prodhuara nė Kosovė mund tė zėnė vendin kudo nė regjion.
Ne besojmė se ky sektor ka potencial tė jashtėzakonshėm pėr zhvillimin e ekonomisė nė nivel vendor dhe ndėrkombėtar duke krijuar nė kėtė mėnyrė vende tė reja tė punės, dhe mundėsi mė tė mėdha pėr zhvillim. Tė arriturat qė janė bėrė vetėm gjatė viteve tė fundit janė mjaft mbresėlėnėse, nė vitin 2009 vlera e sektorit tė pėrpunuesve tė drurit ishte 40 milion euro, kurse sot vlera e kėtij sektori ka arritur mė se 80 milion euro, dhe mund tė them se rritja nė vlerė kaq tė madhe paraqet njė sukses jashtėzakonisht tė madh, ka thėnė ajo.
Ndėrsa, drejtori i Shoqatės sė Pėrpunuesve tė Drurit tė Kosovės, Hashim Deshishku, ka pohuar se vetėm nė vitin 2011 eksporti i materialit tė drurit dhe plastikės ka qenė 119 milion, qė sipas tij, ēdo vit po bie shifra e importit.
Panairi Natyra 2012 kėtė vit mbahet pėr herė tė shtatė me radhė, duke u shndėrruar kėshtu nė njė panair tradicional./Kosovapress/
_92025.png)



Më të komentuarat