Plani pėr korrje-shirjet, kombajnat dhe subvencionimi i naftės pėr ta janė disa nga tema e radhės, pėr tė cilat, Federata Sindikale e Bujqve tė Kosovės (FSBK) ka akuza Ministrinė e Bujqėsisė. Pėrderisa kjo e fundit, i hedh poshtė ato. Derisa FSBK-ja thotė se Ministria e bujqėsisė nuk ka plan ende pėr fushatėn e korrje-shirjeve, zyrtar tė ministrisė thotė se ata po punojnė nė kėtė drejtim.
Kryetari i FSBK-sė, Tahir Tahiri pohon se kėtė vit deri nė 25% mė shumė ka sipėrfaqe tė mbjella me grurė, duke shpresuar se korrje-shirjet do tė fillojnė mė sė afėrmi prej 10 korrikut. Por, sipas tij, ministria dhe Drejtoritė Komunale nuk kanė zgjedh shtabet pėr kėtė periudhė. Ndėrsa, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Adil Behramaja ka pohuar se pėrveē qė kanė filluar pėrgatitjet, deri tė premten Drejtoritė Komunale kanė kohė tė dorėzojnė tė dhėnat pėr autokombajnat qė do tė pėrfshihen nė kėtė fushatė. /Kosovapress/
Kryetari i FSBK-sė, Tahir Tahiri pohon se kėtė vit deri nė 25% mė shumė ka sipėrfaqe tė mbjella me grurė, duke shpresuar se korrje-shirjet do tė fillojnė mė sė afėrmi prej 10 korrikut. Por, sipas tij, ministria dhe Drejtoritė Komunale nuk kanė zgjedh shtabet pėr kėtė periudhė.
Duhet pėr ēdo fushatė tė dalin me plane dhe projekte. Gjegjėsisht duhet tė formojnė komisionet apo shtabet pėr korrje shirje, njė muaj pėrpara, sidomos pėr korrje shirjet sepse kėtu sigurohet buka e gojės. Pėr neve, kjo ėshtė njė papėrgjegjėsi e Ministrisė sė Bujqėsisė dhe e Drejtorive komunale pėr bujqėsi, sepse ende nuk kemi informacione qė as ministria e bujqėsisė e as Drejtoritė komunale nuk i kanė zgjedh shtabet pėr korrje-shirje, nuk kanė bėrė plan pėr fushatės e saj, ka thėnė ai.
Ndėrsa, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Adil Behramaja ka pohuar se pėrveē qė kanė filluar pėrgatitjet, deri tė premten Drejtoritė Komunale kanė kohė tė dorėzojnė tė dhėnat pėr autokombajnat qė do tė pėrfshihen nė kėtė fushatė.
Ne kemi filluar pėrgatitjet pėr korrje-shirje. Ua kemi dėrguar njė kėrkesė Drejtorive komunale qė ti identifikojnė autokombajnat qė do tė pėrfshihen nė fushatėn e korrje-shirjeve dhe saktėsisht deri tė premten ėshtė afati pėrfundimtar qė ti adresojnė kėto evidenca pėr autokombajnat qė do tė pėrfshihen. Gjithashtu, kemi dėrguar nė kryeministri njė kėrkesė pėr njė fond pėr subvencionimin e naftės dhe tani me rishikimin e buxhetit pas muajit qershor do tė dimė saktėsisht sa do tė jetė, ka thėnė ai.
Por kreu i FSBK-sė nuk ndalet me kaq. Ai thotė se numri prej 1 mijė e 400 kombajnave qė e tregon Ministria e Bujqėsisė nuk ėshtė i saktė. Sipas tij, dikush po merr para nė emėr tė subvencionimit tė naftės pėr to.
Nėse Ministria e bujqėsisė nuk e subvencionon kombajnerėt me 50% nė ēmimin e naftės, ata kanė paralajmėruar se ēmimin do ta ngritin deri nė 150 euro pėr shkak tė shtrenjtimit tė naftės dhe pjesėt rezervė pėr kombajnė. Nga ministria e Bujqėsisė dhe Drejtoritė Komunale, me shkrim tė kėrkohet qė nė shtabet e tyre tė mundėsohet ti kemi pėrfaqėsuesit sindikal tė nivelit qendror dhe lokal, tė regjistrohen numri i saktė i kombajnave nė Kosovė, ngase kemi informata se nuk ka mė shumė se 800 kombajna, kurse ministria e Bujqėsisė del me informacione se janė 1 mijė e 400 kombajna dhe kėtu mendojmė se ka keqpėrdorime sidomos kur po bėhet subvencionimi i naftės ku 600 prej tyre subvencionohen pa qenė, e ato shkojnė nė gjepat e atyre qė i kanė deklaruar rrejshėm, ka thėnė ai.
Edhe pėr kėtė, Behramaj ka njė pėrgjigje. Sipas tij, tė dhėnat pėr numrin e kombajnave, vitin e kaluar e kanė dhėnė Drejtoritė Komunale, numėr ky, tė cilin e ka verifikuar Komisioni qendror. E njėjta gjė do tė ndodh edhe kėsaj radhe.
Vitin e kaluar ka qenė deri nė 25% dhe edhe sivjet planifikohet e njėjta. Vitin e kaluar kanė qenė 1 mijė e 450 kombajna, pra listat qė na kanė ardhur prej Drejtorive kryesore komunale, qė janė verifikuar nga komisionet tona qendrore. Sapo neve tė na vinė kėto evidenca do ta formojmė edhe komisionin tonė qendror, ka thėnė Behramaj.
FSBK-ja ndėr tė tjera, ka bėrė thirrje tek Qeveria qė tė ndajnė mjete pėr ti blerė tepricat familjare tė grurit pėr rezerva tė shtetit. /Kosovapress/
_92025.png)





Më të komentuarat