Nėnkryetarja e Odės Ekonomike tė Kosovės Zeneta Daci, ėshtė zgjedhur nė mėnyrė unanime, kryesuese e Kėshillit Ekonomik Fiskal (KES), pėr njė mandat njė vjeēar. Pas pėrfundimit tė mandatit tė kryesuesit paraprak tė KES-it, e qė ishte ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale Nenad Rashiq, kėsaj radhe KES-in e kryeson njė pėrfaqėsues nga Oda Ekonomike e Kosovės.
Unė me gjithė dėshirė po e pranoj dhe besoj se do ta ushtroi kėtė detyrė me shumė pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi. Jam i njohur si njeri qė respektoi ligjin. Sė bashku i kemi vu themelet e kėtij organi dhe kemi punuar aq sa iu kanė dhėnė mundėsitė. Unė besoj se ky organ, do ta trasojė rrugėn e vet tė mėtutjeshme bazuar nė ligjin mbi KES-in dhe rregulloren pėr tė cilėn do ta aprovojmė sė shpejti, ka thėnė Zeneta Daci, kryesuesja e sapozgjedhur e KES-it. /Kosovapress/
Kryesuesi i deritanishėm i KES-it, Nenad Rashiq, ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale ka thėnė se ėshtė pėrgjegjėsi e pėrbashkėt e institucioneve dhe partnerėve sociale nė pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike nė vend. Sipas tij, dialogu social, duhet gjithsesi tė vazhdojė, pasi qė ėshtė njė prej elementeve kryesore, pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė shoqėrinė kosovare.
Ne si institucione dhe po ashtu edhe ju si partnerė social, duhet tė punojmė nė tė njėjtin drejtim, nė pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike dhe nė veēanti pėrmirėsimin e gjendjes, mes tri shtyllave kryesore tė shoqėrisė kosovare, institucionet, punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, apo sindikatat tė cilat e pėrfaqėsojnė punėmarrėsit, nė sferat tė ndryshme ekonomiko sociale. Pėrgjegjėsia e cila ėshtė element i pėrbashkėt i tė gjithė ne, gjithmonė duhet tė jetė nė nivel tė lartė, ka pohuar Rashiq.
Ai, po ashtu, ka pohuar se kanė paraqitur njė projekt para institucioneve ndėrkombėtare, nė veēanti para Komisionit Evropian, i cili ka shprehur gatishmėrinė pėr financimin e njė projekti, i cili do tė shkojė nė favor tė dialogut social, pėr ngritjen e kapaciteteve tė partnerėve sociale. Sipas ministrit Rashiq, partneret social, e nė veēanti sindikatat, kanė nevojė pėr njė rritje tė qėndrueshme tė kapaciteteve.
Ndėrsa Zeneta Daci, kryesuesja e sapozgjedhur e KES-it, i ka falėnderuar tė pranishmit pėr besimin e dhėnė, duke pohuar se me punėn e saj nuk do ti zhgėnjejė ata.
Unė me gjithė dėshirė po e pranoj dhe besoj se do ta ushtroi kėtė detyrė me shumė pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi. Jam i njohur si njeri qė respektoi ligjin. Sė bashku i kemi vu themelet e kėtij organi dhe kemi punuar aq sa iu kanė dhėnė mundėsitė. Unė besoj se ky organ, do ta trasojė rrugėn e vet tė mėtutjeshme bazuar nė ligjin mbi KES-in dhe rregulloren pėr tė cilėn do ta aprovojmė sė shpejti, ka thėnė ajo.
Ndėrsa Ali Dragusha nga KSLK ka kėrkuar nga ministri Rashiq tė sqaroi se ēfarė po ndodh me ligjin pėr grevat dhe pėr pagėn minimale.
Nuk e kam tė qartė epilogun e kėtyre dy ēėshtjeve, qė pėr mendimin tim, por edhe pėr punėtorėt, punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, janė dy ēėshtje me rėndėsi pėr tė cilat pritet qė ne tė japim njė pėrgjigje dhe tė marrim njė vendim nė raport me atė qė jemi tė thirrur. Tė merren nė konsideratė kėto dy ēėshtje dhe tė shikojmė tė gjejmė mundėsi, se tė veprojmė dhe tė informojmė edhe opinionin dhe anėtarėsinė mbi epilogun edhe tė pagės minimale dhe ēėshtjes sė ligjit pėr grevat, ka thėnė ai.
Ndėrsa ministri Rashiq, ka pohuar se kanė pranuar njė vlerėsim dhe analizė nga ministria e Financave, ku ėshtė bėrė e ditur se baza e pagės minimale nuk mund tė ndryshojė, duke pasur parasysh situatėn ekonomike nė vend.
Kemi pranuar njė vlerėsim apo analizė nga Ministria e Financave ku po analizohet situata ekonomike dhe bazuar nė atė analizė MF na ka propozuar qė kushtet pėr ndryshimin e bazės pėr pagė minimale janė nė tė njėjtin nivel, apo nuk kemi rekomandim nga MF, pėr njė ndryshim tė pagės minimale, ka thėnė ai.
Ndryshe, nė takimin e Kėshillit Ekonomik Social, u mor vendim qė draft projekti i rregullores pėr punėn e KES-it, tė kthehet pėr modifikim, pėr disa ndryshime tė vogla. Komisioni legjislativ, propozoi qė KES tė vendos qė kjo rregullore tė kthehet nė sekretariatin koordinues tė KES-it dhe nė takimin e ardhshėm tė shqyrtohet dhe miratohet pėrfundimisht. /Kosovapress/
_92025.png)





Më të komentuarat