Arratisje pėr me kujtue
Prishtinë, (Enver S. Morina) 02 Gusht 2012 11:28Akti i vetėflijimit pėr tmos qenė nė vendin ku duhet tė ishe, nė hapėsirėn nė tė cilėn ndėrton identitetin! Dhe mė tej ta ėndėrrosh Atdheun. Dhe mė shumė se kaq! Haki Morina, njeriu qė shkriu tė gjitha pėr Tė. Sa e vėshtirė pėr ta kujtuar kthimin, si njė paradoks i kohės: tė gjithė duan tė kthehen nshpi! Sepse tė gjitha rrugėt tė dėrgojnė nshpi!
Largimi, ikja si dukuri e kundërt e mbërritjes, kthimit! Largimi krijon boshllëk! Ikja ka domethënie edhe me të vrazhdët! Jo vetëm zbrazësi por edhe pikënisje si vendarritje! Me shkak! Filozofi francez Erih Fromi ka një vepër me emrin Arratisje nga liria (në Kosovë është përkthyer Ikje nga liria). Kthimi nshpi është sublimitet. Peripecitë e Odiseut per tu kthyer në Itakë. Konstandini ngritët nga varri për ta sjell Doruntinën nshpi. Arratisja nga shtëpia ka një kuptimësim të kundërt. Vdes sublimja! Ngritët akti i vetëflijimit për tmos qenë në vendin ku duhet të ishe, në hapësirën në të cilën ndërton identitetin!
Nëse shkrimtari Tomas Man do të thotë se liria është një hiç dhe se i gjithë problemi është çlirimi atëherë veprimtari Haki Morina bën përpjekje edhe tia arrij në fundin sublim, çlirimin.
Shtrimi i lirisë për diskutim vjen si pasojë e humbjes së saj, sepse në përgjithësi njeriu është i prirë ta përmend e ta kërkojë atë që i mungon, thotë studiuesi Edison Çeraj. Më tej ai thotë se diskursi mbi lirinë rezulton të jetë një përpjekje drejt të pamundurës, që ndryshe mund ta përkthejmë si një vetë-izolim, domethënë, burgosje duke qenë se liria si gjendje ka status dhe kuptim vetëm për aq sa thjesht e jetojmë. Të arrihet njerëzorja përgjatë jetës sikur është një sfidë me plotë të papritura. Dhe Hakiu e ka ruajtur atë përkundër gjithë atyre përballjeve të natyrave nga më të ndryshme. Më së paku gjatë gjithë këtyre njëzet viteve me Hakiun kemi folur për statistika sepse vetvetiu demokracia është një keqpërdorim i tyre... (Borhes). Sensi për të hyrë në thelbin e rrjedhës se ekzistencës na dërgon te përvoja e tij mbi 30 vjeçare jo vetëm në kauzën kombëtare por edhe qëndrimit ndaj thyerjeve tashmë rrënjësore të këtij vendi, të kësaj hapësirë, të këtyre njerëzve e të kësaj shoqërie.
Haki Morina së bashku më bashkëshorten dhe vajzën kanë vendosur të largohen nga Atdheu. Ishte një lajm sa i papritur aq edhe domethënës. Derisa e papritura ka një arsyetim që nënkupton prekjen befasuese se largimi është mungesë, domethënia është një pasqyrë e realitetit të sotëm në Kosovë.
Si fillim, përpjekje për një portret personaliteti te Haki Morinës
Haki Morina veprimtarinë e kundërshtimit ndaj pushtetmbajtësve serb dhe hedhjen e ideve të tij i fillon në vitet tetëdhjeta! U dënua më burg të rëndë, sepse ishte ndër të rrallët që nuk iu përkul torturave! Qëndrimi në vend iu pamundësua pikërisht edhe nga disa kolegë të tij që ishin dhe sot janë në hierarkinë e lartë vendimmarrëse politike. Strehimin në fillimvitet e 90-ta e gjeti në Shqipëri. Pikërisht në vjeshtë të vitit 1991, pas ikjes nga tentativa për riarrestim nga UDB-ja së bashku së pari me Pandeli Majkon e pas dy muajsh i bashkohet edhe Ilir Meta e të tjerë, e formuan lëvizjen Evrosocialiste. Por, rrethanat e dërguan në Zvicër për disa vjet! Veprimtaria e tij intelektuale dhe sjellja prej një njeriu të formuar në gjithë atë sakrificë përvoje e bën ta marrë lejeqëndrimin zviceran. Gjithmonë dhe gjithnjë me trupin dhe mendjen këtu! ...
Haki Morina kishte dëgjuar një dialog për një lider të njohur socialist nga fanatikët e tij: I mirë, i mirë është, po ka një dobësi, mangësi! Është demokrat!. Asocimi nuk ka të bëjë me kontekstin interferues! Haki Morina në kuptimin më të plotë i takon një demokrati. Ka ditur të jetë i ashpër kur ia imponuan! Ka shprehur qëndresën atëherë kur disa shokë iu thyen!
Është tërhequr atëherë kur ishte e kotë kuptimësimi dhe prania e tij! Ndoshta sot edhe do ta keqkuptojnë! Vetëm e vetëm, sepse Ai nuk e lejon nëpërkëmbjen!
Për ta harruar vitin 1981, Hakiu nuk e la vendlindjen në fillimvitet e 80-ta, kur shumë shokë u gjendën në Shqipëri, dhe për të ardhur në fillim vitet e 90-ta i cili me veprimtarinë patriotike ishte i pakompromisë. Do të kaloj pak kohë i qetë! Detyrohet të emigronte, ta merrte rrugën e arratisë prej Atdheu në Atdhe! Për disa muaj veproi në Tiranë, për tu gjendur në Zvicër. Edhe atëherë kur u lirua nga burgu, ai ua shtriu dorën e pajtimit edhe atyre që komunikuan me dorën e dhunës.
Intermeco 1: Zyrafete Kryeziu- Manaj për njohjen e bartjes së valixhes
Ditën e nisjes për Kosovë (për këto ditët e vapës verore), veprimtarja e çështjes kombëtare që tashmë vite jeton dhe punon në Suedi Zyrafete Kryeziu- Manaj do të flasim në lidhje me mundësinë e ikjes së njeriut nga atdheu. Pikërisht qëndrimet e Hakiut bëhen shkas që poetja Zyrafete Kryeziu- Manaj te jap mendimet në përgjithësi për ikjet e sotme dhe thirrjen për tu bashkuar mes njëri- tjetrit: Një valixhe që pret rrugën e radhës, na kthen në vitet e rënda të eksodit shqiptar. Trokitja nuk pushon së godituri ndërgjegjen e njeriut tonë! Vallë edhe sot bartën valixhe kurbeti?! Ato valixhe po bëhen më të rënda se lotët e atyre nënave që përmallshëm dhe me përtesë, merrnim rrugën kah dera e oborrit, e zgjatnin duart për ta përqafuar bijat apo bijtë e tyre në rrugën e kurbetit. Po sot, pse sot të ndodh e njëjta gjë, kur ne po themi se jemi të lirë, te pavarur, dhe po themi se jemi zot të tokës sonë?!
Mandej, ndodh që na ikin dhe ata të cilët dikur prapa grilave të burgjeve serbo-sllave, e shihnin lirin e Kosovës ashtu të begat siç është bereqeti i tokës sonë, të pa kontestueshme, ashtu si ishte sakrifica e tyre dhe ideali që i udhëheqë në rrugën e lirisë.
Pse po ndodh kështu?! Mbi bazën e klaneve dhe të interesit personal, nuk zhvillohet shtëpia, e lëre më shteti. Ta kthejmë vëmendjen prapa, vetëm pak prapa në vite, kur na lidhi lufta jonë, na dha unitetin e një populli që din ta çmoj dhe ta vlerësojë lirinë e tjetrit, dhe pastaj duke e vlerësuar lirinë e tjetrit patjetërsueshëm dimë ta çmojmë veten tonë.
Mbi bazën e kësaj logjike, duhet të ecim dhe sot, të mos na lindin rrugë pa rrugë, të mos trazojmë lot motrash, lot nënash e të ndihemi pa atdhe, sepse ne dhamë shumë për tu ulur lirshëm në sofrën tonë... Zyrafete Kryeziu- Manaj i kthehet të kaluarës për ta ndjerë atë dhe dhembjen dhe vuajtjen nëpër kohë, për të shërbyer si mesazh për të ardhmen: Rrethanat në të cilat kalonte vendi, mungesa e lirisë mungesa e bukës, duart e zgjatura te fëmijëve për pak ushqim, na detyruan ti shkelim dëshirat tona.
Por sot nuk guxon të tronditët loti i fëmijës në të njëjtën mënyrë. Sot duhet ta shkelim dhimbjen, plagët ti lidhim me një copë gjelbërim te atdheut e vuajtjen ta mbështjellim me pëlhurë harrese që koha të jetë e jona. Smira të mos na godas, ta njohim e prekim njëri tjetrin në mënyrën e duhur dhe ti japim respektin për të mos na dënuar e ardhmja...
Hakiu flet me gjuhën e dialogut
Hakiu vazhdon të mendojë dhe të gjykojë edhe sot për paradokset e sjelljes minore politike! Ai ka frikë edhe nga etiketimet! Vite më parë sqarimet e tij vijnë vetvetiu nga përditshmëria: Përderisa në gjithë botën partitë socialiste ose majtizmi merren si nga levat kryesore të ndërtimit të sistemit të ekonomisë së tregut dhe të pluralizmit politik, këtu te ne interpretohet si diçka që nuk bën të ekzistojë, si diçka që lidhet patjetër me Serbinë! Sikur fajet i paska pasur socializmi demokratik e jo shovinizmi serb.
Në Kosovë ka paradokse të mëdha që e tregojnë gjendjen tonë amatore në realizimin e të gjitha politikave.
Në Kosovë, pas rënies se socializmit jugosllav, ka pasur një investim gjigant për ta deformuar konceptin për të majtën dhe të djathtën, pasojat e së cilës i ndiejmë edhe sot, kur rrallë ose askush nuk kupton çka është e majtë e çka e djathtë në politikë, gjë që reflekton në gabime të stilit moralizues. Sigurisht, kjo shkakton nevojën e një sqarimi më aktiv, për të kontribuar në moskeqkuptimin e majtizmit dhe të djathtizmit, i cili do të kontribuonte në stabilizimin e mendimit politik dhe kombëtar në Kosovë.
As djathtizmi e as majtizmi në koncept skanë qenë asnjëherë antikombëtar, sepse këto rryma nuk kanë lindur në një moment apo situatë që ka pasur për diskutim ose për zgjidhje çështjen kombëtare, por ka pasur një betejë mendimesh për format e realizimit të paqes sociale ose të zbutjes së varfërisë për shumicën e popullsisë. Politikanët u ndanë në këto dy rryma, domethënë u quajtën të majtë dhe të djathtë, sepse deputetë që gjendeshin në anën e majtë të sallës së parlamentit francez e mbrojtën teorinë e rritjes së taksave për të pasurit për të mbledhur të ardhura sociale për të varfrit, kurse të tjerët që gjendeshin në anën e djathtë kundërshtuan duke kërkuar zvogëlimin e taksave për të pasurit, në mënyrë që ata të kenë kapacitete për të krijuar vende të reja pune që përsëri do të reflektonin zbutjen sociale.
Intermeco 2: Atdhe Ahmetaj për degjenerimin e moralit politik
Veprimtaria e Hakiut është e gjerë. Në riorganizimet në edhe subjekte politike të vogla si PSK Hakiu ka gjetur bashkëpunëtorët e tij për të qenë në hap dhe në përkrahjen e vazhdueshme. Njëri ndër ta që formësimin e jetës demokratike dhe erërave të ndikimit të demokracisë do të jetë Atdhe Ahmetaj. Për këtë veprimtar te demokracisë në Kosovë nuk jetohet, por në Kosovë mbijetohet.
Shqetësuese për Atdheun është papunësia, zhdukja e solidaritetit dhe degjenerimi i moralit politik: Të rrosh për të mbijetuar është slogani që dëgjojnë veshët tanë kudo nëpër rrugë anekënd vendit dhe, ajo që kapin sytë tanë në realitetin tonë të ditëpërditshëm nëpër rrugët e atdheut tonë është rrëqethëse; tek shohim padurimin që mbush radhët pranë zyrave e ambasadave të huaja. Nëse nuk keni pasur mundësi ti shihni këtu, atëherë disa jetesa të tilla i keni për ti parë nëpër ekrane, janë pjesëza të ndonjë storie televizive, megjithëse, për mendimin tim, sjanë gjë tjetër pos garë për të plotësuar minutazhin e programeve të tyre televizive, që në një mënyrë kontribuojnë veç duke i bërë reklamë vuajtjeve.
Faktori të cilin e njohim të gjithë dhe bashkon nën motivin e ikjes është pakënaqësia e madhe sociale si pasojë e nivelit të lartë të papunësisë dhe varfërisë, shto këtu degjenerimin e moralit politik, dukurinë e përçmimit kolektiv dhe zhdukjen e solidaritetit, që për ne jo vetëm se është anti-humaniste, antidemokratike por mbi të gjitha dhe antikombëtare, dhe që pashmangshmërisht shpie te humbja e vetëbesimit individual dhe shoqëror. Në këtë arenë kacafytjeje me varfërinë materiale dhe shpirtërore, njeriu ynë është kthyer në një spektator pa biletë kthyese. Më kontekstin e arratisjes, ikjes nga vendlindja Atdheu mendon edhe për sakrificën e fundit të Hakiut, dëshpërimin e thellë te individit për shtetin dhe pasojat e ikjes: Në këtë çekuilibër shoqëror, fëmijët e tij janë pa të ardhme. Dikur i dorëzuar disa herë vullnetarisht sakrificave vetëmohuese për këtë vend e për këtë popull siç është rasti i Haki Morinës, për pak dinjitet, tani për ta ruajtur, atij i duhet sakrifica e fundit e cila mbetet ikja ...arratia...që mbetet sakrifica e fundit dhe mbase më e dhimbshmja sepse shpëtimi që kërkohet ndodhet jashtë, jashtë asaj të ndërtuar nga vet.
Natyrisht se ikja e të tillëve le boshllëk por nuk është i vetmi problem ky, është pikërisht pritja në radhë e të tjerëve dhe qëndrimi statik pa bërë gjë, abstenimi intelektual i pa thirrur për të drejtat dhe dinjitetin e vet të nëpërkëmbur nga indiferenca politike, edhe pse është provuar se kundër kësaj indiference me analiza kritike nuk është arritur gjë, në mungesë të një veprimi të gjerë konkret dobiprurës, përkundrazi është rritur angazhimi për arrati. Hidhërim i protestuar jo rrallëherë në mënyrë kaotike por i shpërngulur në rrugën e një dëshpërimi të thellë.
Ku është shteti në këtë mes? Mos është vetëm shprehje gjeografike e politik-bërësve sharlatanë?! Apo një ngastër nostalgjike për emigrantët pushues të herëpashershëm?!
Kështu të gjithë dhe tjerët që më asnjë çmim kurrë skanë ikur - janë në pritje të ikjes, dhe më frikëson kjo radhë që si dihet fundi.
Si duket jemi të shtrënguar që ta vëzhgojmë në heshtje këtë realitet, realitetin e ikjes.
Në perceptimin i shoqërisë dhe popullit tonë në përgjithësi, sot, vetëm ikja sjell siguri. Përveç motiveve tjera, shkaqet dhe pasojat që janë bazë prodhimi e krizës së kësaj politike meskine, thyerja psikike është simptoma e historikut më të ri brenda kontekstit të kohës sonë moderne. Në fund Atdheut shkruan: Përballë konfuzionit politik i shpërfaqur përmes dërdëllitjeve mediatike, e ardhmja mbetet gjithnjë e më e pasigurt.
Kam frikë se do vazhdojë kjo furi derisa shteti të jetë në duar të pushtetarëve....
Dialogu do të vazhdoj përgjithmonë sikurse edhe afria me atdheun
Vite të tëra Hakiu veproi në Perëndim, për çka pati mundësinë e perceptimit dhe të bashkëjetesës me forma e frymë tjetër, qoftë edhe publicistike-gazetareske. Hakiu shkurt përgjigjet: Ne të gjithë jemi larg modernes, nëse nënkuptojmë nivelet perëndimore të perceptimit. Jemi paksa larg mbërritjes së cilësisë. Megjithatë, kjo vjen për shkak se në fillim ka shumë sasi!. Ndërsa në kontekstin e vlefshmërisë në mediat tona, qoftë edhe të ngulmimit të lexueshmërisë për kulturën e artin Hakiu e koncepton si një konvertim të çuditshëm.
Kohëve të fundit përveç analizave dhe opinioneve pragmatike shkruan edhe vargje. Përzgjodhëm vargjet si pikënisje te Kur fluturoja i dehur apo e titulluar Nëpër rrudhat ë AtëDheut: ... Slodhesha kur lëvizja/ Nkërkim për të ardhmen/ Bashkë me jetën/ Zvarrë me kujtime/ Nëpër rrudhat e tij/ Atdheut rrotull i vija/ Me hapat e mi të vegjël/ Me këmbët e mia/ Në këmbë rëndonin vitet/ Atdheu ishte në nisje në ide/ Frymëzim për nesër/ Edhe për një ecje të gjatë drejt njohjes atëherë/ E tash e di pse nuk lodhesha/ Kur në vendin tim fluturoja/ me dashuri i dehur...
Një poetikë e fituesit te qetë për ta gjetur veten. Por si një rrufe vjen poezia Ikje nga Atdheu shkruar ditë më parë si një refleksion tashmë i vendimit të tij: Lamtumirën e fundit/ Për ty e ruajta dheu im/ Me dhimbje e thyerje .,/ e thyerje mes përpjekjeve për ty ndjejë./ Më mbajte e stu shqita/ Kur ika më ndoqe si hija/ Dhe si hija prapë më vie/ Si dashuria / E lamtumirën kam/ Dhe për vatrën,/ Mendimet dhe miqtë në ideal/ Që si kuptova kur më kuptuan/ Dhe kuptova që dhe ata stë duan/ Mesazh pa kthim po të lë,/ Për ty të voglin dheu i atit tim/ Prapë jam i yti/ E ti rritu ATDHEU IM.
Njëzet vjet më parë përsëris klithmën tashmë të formësuar në një kod periferik si thirrje për ta bërë realitet ëndrrën, fatkeqësisht ëndrrën: ... At(ë)dhe nuk ka pa Mua, pa Ty, pa Atë, pa Ju, pa Ata, pa të gjallët në të kaluarën, pa Të vdekurit në të ardhmen, pa Të palindurit në të sotmen Sepse duhet të shkelim në dheun e etërve tanë qoftë edhe në paqen e durimit vetëflijues. Kërkojeni At(ë)dheun, nëse e braktisni, edhe në ëndrra...































Më të komentuarat